Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë të gjitha vendimet që u morën

01/08/2025 - 14:13
në Lajme
A A
Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën ka marrë disa vendime.

Një prej vendimeve, është edhe ai për heqjen e tarifës doganore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:

– Rialokuar 587,569 euro për pesë projekte kapitale për komunën e Vushtrrisë, Gjilanit, Junikut, Zubin Potokut dhe Rahovecit në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projekteve të nënshkruara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe kryetarët e këtyre komunave;

– Emëruar Këshillin Statistikor në këtë përbërje:

o Avni Kastrati – Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës;

o Blerta Kika – Përfaqësuese e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve;

o Valbone Dushi – Përfaqësuese e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;

o Enver Mekolli – Përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

o Merita Berisha – Përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë;

o Vedat Sagonjeva – Përfaqësues i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM;

o Edona Sekiraqa – Përfaqësuese e Bankës Qendrore;

o Agron Hamiti – Përfaqësues i Administratës Tatimore të Kosovës;

o Flaka Azemi – Përfaqësuese e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve;

o Adelina Maksuti – Përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

o Ardiana Gashi – Përfaqësuese e Universitetit.

– Emëruar Hysen Muzliukaj në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike me mandat katër vjeçar;

– Emëruar Shemsi Duriqin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë me mandat katër vjeçar;- Pezulluar nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil Besim Kamberajn, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare. Pezullimi nga detyra i nëpunësit civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore në rast të ngritjes së aktakuzës është obligim ligjor i qeverisë;

– Aprovuar katër projekte kapitale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si projekte shumëvjeçare, sipas Ligjit mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2025, si më vijim:

o Rinovimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës;

o Projekti i Lokaliteti arkeologjik në Dresnik;

o Rinovimi i Ndërtesës së Arkivit Shtetëror të Kosovës; dhe

o Rinovimi i Stadiumit të Podujevës.

Këto projekte janë pjesë integrale e planit zhvillimor strategjik të kësaj ministrie e që kanë rëndësi të veçantë për forcimin e infrastrukturës kulturore, trashëgimisë historike dhe sportive, dhe kontribuojmë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, promovimin e identitetit kombëtar, përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve lokale dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në aktivitetet kulturore e sportive;

– Ndarë 178,730 euro për komunën e Podujevës dhe 117,758.24 euro për komunën e Shtimes për përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna;

– Miratuar Raportin e Statistikave Zyrtare për vitin 2024

– Rialokuar 3 milionë euro për 28 projekte kapitale të reja bazuar në memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunat. Këto projekte ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunat: Kamenicë, Shtime, Prizren, Gjilan, Podujevë, Deçan, Kllokot, Mitrovicë e jugut, Klinë, Istog, Suharekë, Mitrovicë e veriut, Graçanicë, Rahovec, Vushtrri dhe Mamushë;

– Ndarë 40,000 euro mbështetje për familjet e dy zjarrfikësve, Sefadin Osmanaj dhe Kaqun Lima, të cilët humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024, respektivisht në vitin 2025. Me këtë vendim, qeveria mbështet me 20 mijë euro familjen Osmanaj dhe 20 mijë euro familjen Lima.

– Miratuar Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

– Hequr tarifën doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga ShBA-të do të kenë tarifë 0% kur hyjnë në vendin tonë.

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë