Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë vendimet që u morën

22/05/2026 - 13:18
në Lajme
A A
Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë politika sociale, ekonomike dhe administrative.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Raportin vjetor mbi Inspektimet, i cili sipas Qeverisë pasqyron angazhimin për forcimin e sistemit inspektues, rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit, si dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve inspektuese në nivel qendror dhe lokal.

Po ashtu, është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit.

Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kërkesën për shpalljen me interes publik të bartjes së pronës komunale në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik në Komunën e Gjilanit.

Në kuadër të masave sociale, është miratuar ndarja e 1 milion eurove për zbatimin e Masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë, pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat, si dhe është shqyrtuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për shpronësimin e pronave ish-shoqërore “Virgjinia” dhe “Metaliku”, të cilat preken nga ndërtimi i “Zonës Industriale” në Komunën e Gjakovës.

Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ishte miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh disa masa mbështetëse për kategori të ndryshme të qytetarëve.

Sipas vendimit, pakoja përfshin mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale, mbështetje për fëmijët përfitues të shtesave për fëmijë, si dhe mbështetje për të punësuarit me të ardhura mujore nën 1,000 euro, të deklaruar në muajin prill dhe që nuk janë pjesë e listës së pagave të institucioneve buxhetore.

Në këtë kategori përfshihen të punësuarit në sektorin privat, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet publike dhe kategori të tjera jashtë organizatave buxhetore.

Po ashtu, mbështetje parashihet edhe për studentët aktivë dhe të rregullt në vitin akademik 2025/2026 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara.

JU REKOMANDOJMË

Ndarja e 100 eurove nga Kurti, DnV: Përdorimi elektoral i parasë publike cenon integritetin zgjedhor

Ndarja e 100 eurove nga Kurti, DnV: Përdorimi elektoral i parasë publike cenon integritetin zgjedhor
22/05/2026 - 13:11

Demokracia në Veprim ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, vetëm pak kohë para zgjedhjeve,...

Më shumëDetails

Jehona Lushaku për 100 eurot e qeverisë: Po tentojnë t’i blejnë votat para zgjedhjeve

Lushtaku-Sadriu: Gërvalla na akuzoi për servilizëm, ajo vet e bëri me Kurtin dhe tradhtoi rugovizmin!
22/05/2026 - 12:49

Qeveria Kurti në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe nga...

Më shumëDetails

Oda Ekonomike Amerikane i reagon Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove

Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet serbe, Oda Amerikane mirëpret vendimin e ekzekutivit
22/05/2026 - 12:24

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me, siç e quan, varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike...

Më shumëDetails

Rrezarta Krasniqi e LDK-së mbështet kandidatët për deputetë, Avdullah Hoti e Arben Gashi

Rrezarta Krasniqi e LDK-së mbështet kandidatët për deputetë, Avdullah Hoti e Arben Gashi
22/05/2026 - 11:55

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka publikuar fotografi me kandidatët për deputetë nga kjo parti, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi, të cilët i...

Më shumëDetails

Sejdiu për 100 eurot: Ky nuk është kujdes për qytetarin, kjo është blerje e votës

Sherri brenda PDK-së për Dardan Sejdiun – kryesia e do, disa nuk e pranojnë
22/05/2026 - 11:47

Analisti Dardan Sejdiu e ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për shpërndarjen e buxhetit të shtetit në prag të zgjedhjeve. Ai ka vlerësuar se ndarja e nga 100...

Më shumëDetails

“100 euro s’na mjaftojnë” – Pensionistët kërkojnë pension dinjitoz e jo ndihma simbolike

“100 euro s’na mjaftojnë” – Pensionistët kërkojnë pension dinjitoz e jo ndihma simbolike
22/05/2026 - 11:25

Qeveria Kurti sot ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe fëmijët. Megjithatë, pensionistët po vlerësojnë se kjo mbështetje financiare nuk është e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Çmendet” Dolce, pozon pa jelekë (Foto +16)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë