Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mblidhet AAK-ja, prezantohen 11 kandidatë për kryetar komune

26/06/2025 - 19:15
në Kryesore, Lajme
A A
Mblidhet AAK-ja, prezantohen 11 kandidatë për kryetar komune
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit, të cilët janë Nazim Gagica – Gjilan; Besnik Krasniqi – Prizren; Xhemile Murati – Ferizaj; Qazim Nimani – Mitrovicë; Faton Jakupi – Kamenicë; Ukë Blakaj – Istog; Agron Kuçi – Junik; Vildane Latifi – Fushë Kosovë; Baki Feta – Podujevë; Labinot Bislimi – Viti dhe Ilir Tasholli – Lipjan.

Tutje, në njoftimin e AAK-së thuhet edhe se gjatë ditëve në vijim, strukturat lokale e kësaj partie në komunat ku ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat do të finalizojnë propozimet përkatëse.

Më tej, nga AAK është thënë se ky proces është duke u zhvilluar me ritëm të mirë në shumicën e komunave.

Postimi:

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Nazim Gagica – Gjilan

• Besnik Krasniqi – Prizren

• Xhemile Murati – Ferizaj

• Qazim Nimani – Mitrovicë

• Faton Jakupi – Kamenicë

• Ukë Blakaj – Istog

• Agron Kuçi – Junik

• Vildane Latifi – Fushë Kosovë

• Baki Feta – Podujevë

• Labinot Bislimi – Viti

• Ilir Tasholli – Lipjan

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan nga z. Muharrem Nitaj, përfaqësues i Aleancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me ndryshimet në Rregulloren për Zgjedhjet, konkretisht me procedurat për votimin nga jashtë vendit.

Po ashtu, z. Pal Lekaj, kryesues, dhe z. Besnik Tahiri paraqitën një përmbledhje të procesit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, ndërsa z. Lulzim Leci raportoi mbi auditimin e pasqyrave financiare të Aleancës për vitin 2024, si dhe për ecurinë e procesit të emërimit të anëtarëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Në ditët në vijim, strukturat lokale të Aleancës në komunat ku ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat do të finalizojnë propozimet përkatëse, në funksion të përmbylljes së hartës sonë zgjedhore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Procesi është duke u zhvilluar me ritëm të mirë në shumicën e komunave, duke reflektuar përkushtimin e strukturave tona në ndërtimin e një oferte serioze dhe konkurruese për qytetarët në zgjedhjet e tetorit.

JU REKOMANDOJMË

Kica-Xhelili: Zgjedhja e Bashës, një tragjikomedi me pasoja për shtetin
Lajme

Kica-Xhelili: Zgjedhja e Bashës, një tragjikomedi me pasoja për shtetin

26/08/2025 - 14:32
Çerkini: Vonesa në konstituimin e Kuvendit është shkelje kushtetuese
Kryesore

Zgjidhen nënkryetarët nga partitë e mëdha: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku e Kujtim Shala

26/08/2025 - 14:29
Ganimete Musliu: Vota për Bashën, tradhëti ndaj votuesve
Lajme

Ganimete Musliu: Vota për Bashën, tradhëti ndaj votuesve

26/08/2025 - 14:10
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Kryesore

Çfarë thuhet në mocionin e mbrojtjes për çështjen e kohëzgjatjes së periudhës së konfliktit në Kosovë në pikat e akuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

26/08/2025 - 13:53
Nga akademik Nexhat Daci te Dimal Basha, këta janë kryetarët e Kuvendit prej pasluftës
Kryesore

Nga akademik Nexhat Daci te Dimal Basha, këta janë kryetarët e Kuvendit prej pasluftës

26/08/2025 - 13:53
“Nuk është dikush që mund t’i bëjë bashkë deputetët” Lista Srpska tregon pse nuk e votoi Bashën
Kryesore

“Nuk është dikush që mund t’i bëjë bashkë deputetët” Lista Srpska tregon pse nuk e votoi Bashën

26/08/2025 - 13:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çitaku para nisjes së seancës: Shpresojmë që Albin Kurti do të reflektojë, Kosova ka halle të mëdha

    PDK-ja e voton Dimal Bashën për kryetar Kuvendi, thotë Çitaku – “Veç deshëm të dimë a e kanë seriozisht”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pas hapjes së urave të reja, eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në Mitrovicë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrah keq një të moshuar në Gjilan, e lëndon në kokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kabashi për përjashtimin e gazetarëve të RTK-së: Vendimi u mor ditën kur u ekzekutuan pagat, a ishte ky kompromisi?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë