Banorët e një ndërtese në Mitrovicë, saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” kanë gjelbëruar një pjesë të hapësirës rreth objektit duke vendosur drunj dhe disa vazo, por duket se kjo situatë nuk iu ka pëlqyer banorëve té ndërtesave përreth.
Këta të fundit kanë paraqitur rastin pranë drejtorisë së Inspekcionit me prentendimin se është uzurpuar hapësira publike, kurse banorët që kanë kryer punën gjelbëruese thonë se kjo hapësirë është pronë private.
Ata në një deklarim për Gazetën Online Veriu.info kanë thënë se këtë veprim e kanë bërë për çështje mejdisore dhe njëkohësisht për të mbrojtur ndërtesën pasi aty parkoheshin më herët vetura që dëmtonin objektin.
Banorët vazhdojnë të insistojnë se Drejtoria e Inspekcionit po vepron kundër interesave të tyre pasi ajo është pronë private, dhe se rasti është inicuar nga njerëz “të fuqishëm”.
Ndryshe ka deklaruar drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, i cili ka thënë se banorët kanë uzurpuar hapësirën publike dhe se institucioni do të zbatojë ligjet bé fuqi.
Për më shumë shihni storien e realizuar nga Veriu.info: