Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja e Smakajt dhe e Kuçit s’do të paraqesin prova në rastin kundër administrimit të drejtësisë

01/04/2026 - 10:43
në Lajme
A A
Mbrojtja e Smakajt dhe e Kuçit s’do të paraqesin prova në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtja e Bashkim Smakajt dhe ajo e Hajredin Kuçit kanë njoftuar se nuk do të paraqesin prova në rastin në të cilin Smakaj e Kuçi së bashku me Hashim Thaçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Të dy këto parashtrime, mbrojtja i kan dorëzuar ndaras duke njoftuar se nuk kanë ndonjë listë të dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, mbrojtja e Kuçit ka thënë se e rezervon të drejtën që t’i drejtohet gjyqtarit gjatë fjalëve përfundimtare.

Ndryshe, nga dy të lartpërmendurit, mbrojtja e Thaçit dhe Kilajt kanë thënë se do të paraqesin prova, ndërsa ajo e Fazliut tha se nuk do e bëjë një gjë të tillë. Mirëpo, Fazliu ka rezervuar të drejtën që përmes mbrojtjes të marrë pjesë në deklaratat hyrëse dhe përmbyllëse në këtë rast.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam
01/04/2026 - 11:06

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës. Gjatë dekorimit nga presidentja...

Më shumëDetails

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmëron BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon
01/04/2026 - 11:03

BE-ja ka paralajmëruar se çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen së shpejti, edhe nëse lufta me Iranin përfundon, duke përmendur presionin mbi furnizimet me karburant...

Më shumëDetails

LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten, kjo është arsyeja

Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
01/04/2026 - 10:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë kërkuar seancë parlamentare për të premten. Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja në lidhje me çmimin...

Më shumëDetails

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë

Ministri turk viziton kampin e KFOR-it, në Prishtinë
01/04/2026 - 10:41

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it,...

Më shumëDetails

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe

Irani po lëshon më pak raketa, por po godet më shumë caqe
01/04/2026 - 10:35

Në ditën e parë të luftës, Irani gjuajti qindra raketa balistike dhe breshëri masive, që kishin për synim që përmes numrit të madh të tyre të mbingarkonin mbrojtjen...

Më shumëDetails

“Beteja” e LVV-së dhe PDK-së për një anëtar në KQZ

KQZ mblidhet sot prej orës 17:00, në rend dite miratimi i komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve
01/04/2026 - 10:27

Presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka vepruar sa i përket emërimit të anëtarit të dhjetë në KQZ, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të papranueshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

    LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtarizohet mungesa e madhe e Turqisë kundër Kosovës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë