Dy bashkëavokate, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në kohën kur pritet të nisin procedurat e Apelit.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor ka vendosur t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkëavokateve.
Një ditë më vonë, më 14 tetor, Regjistri ka konfirmuar përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës.
Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon ka deklaruar se largimi i O’Reilly dhe Rowan nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Kadri Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.
Kadri Veseli është njëri nga katër ish-krerët e UÇK-së që u gjykuan në Hagë. Tashmë pritet të zhvillohen procedurat e Apelit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.















