Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja: Paul Williams do të tregojë se Thaçi s’kishte autoritet të nënshkruante marrëveshje pa miratim

17/09/2025 - 12:38
në Lajme
A A
Mbrojtja: Paul Williams do të tregojë se Thaçi s’kishte autoritet të nënshkruante marrëveshje pa miratim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas përmbledhjes së lexuar nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, u tha se dëshmitari Paul Williams, ishte këshilltar ligjor pa pagesë për delegacionin shqiptar në Rambuje.

“Paul Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin nga Kosova në Rambuje në shkurt dhe mars 1999. Ai ka ndihmuar delegacionin për hartimin e propozimit të tyre dhe me negociatat me marrëveshjen e Rambujesë. Po ashtu, ka marrë pjesë në takime me delegacionin kosovar dhe me figurat ndërkombëtare dhe me diasporën e Kosovës dhe ka dhënë informata për shtypin në emër të delegacionit”, tha Mishetiq.

Avokati Mishetiq tha se dëshmitari do të japë dëshmi lidhur me vendimmarrjen e delegacionit dhe diskutimet që janë bërë atje, raporton “Betimi për Drjetësi“.

“Ai do të japë dëshmi për vendimmarrjen e delegacionit dhe objektivat e delegacionit si dhe diskutimet që janë bërë për nevojën për demilitarizim-transformim të UÇK-së”, tha Mishetiq.

Po ashtu, avokati theksoi se dëshmitari do të tregojë për përshtypjet që e ndihmuan të dilte në përfundimin se Thaçi nuk kishte autoritetin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa miratim.

“Po ashtu ai do të japë dëshmi për komunikimet që ka pasur më të gjithë anëtarët e delegacionit kosovar në mes të cilëve edhe Hashim Thaçin, konstatimet dhe përshtypjet që ka krijuar ai nga këto komunikime të cilat e ndihmuan për të dalë në përfundime se Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë dhe se i duhet miratimi i komandantëve të zonave për të bërë këtë”, tha ai.

Mishetiq tha se dëshmitari kishte vënë re edhe strukturën ad-hoc të UÇK-së dhe autoritetin e komandantëve të zonave.

“Po ashtu, vuri re strukturën ad-hoc dhe të decentralizuar të UÇK-së dhe autoritetin që kishin komandantët e zonave dhe bindjen ideologjike dhe ndikimin e Adem Demaçit”, tha Mishetiq.

Williams tha se për ta përfaqësuar delegacionin e Kosovës ishte ftuar nga Bujar Bukoshi me kërkesë të Ibrahim Rugovës. Tha se dokumenti u nënshkrua nga Edita Tahiri dhe Bajram Kosumi.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik
Kryesore

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17/09/2025 - 13:39
Dy anëtarë të BIK-ut nën hetime”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve
Lajme

Dy anëtarë të BIK-ut nën hetime”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve

17/09/2025 - 13:30
Williams: Veton Surroi nuk më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Hashim Thaçi, asnjëherë
Lajme

Williams: Veton Surroi nuk më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Hashim Thaçi, asnjëherë

17/09/2025 - 13:20
Faton Peci ndërpreu memorandumet me OJQ-të pas akuzave për korrupsion (DOKUMENT)
Kryesore

Faton Peci ndërpreu memorandumet me OJQ-të pas akuzave për korrupsion (DOKUMENT)

17/09/2025 - 13:11
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Antidroga në Prizren godet rrjetin: Rreth 512 kg marihuanë gjenden brenda një shtalle

17/09/2025 - 13:05
Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
Lajme

Bajrami: Rubin me dëshmi autentike rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

17/09/2025 - 12:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë