Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbyllet kafiteria problematike “Bon Vivant”

16/03/2024 - 17:37
në Ekonomi, Lajme
A A
Mbyllet kafiteria problematike “Bon Vivant”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhjetëra kafeteri, në mesin e bizneseve të tjera, janë mbyllur në Prishtinë ditëve të fundit. E shkak për këtë po konsiderohet migrimi dhe mungesa e punëtorëve, thonë për EO, gastronomë të njohur nga Prishtina.

E fundit të cilës iu vu dryni ishte kafeteria e njohur “Bon Vivanti”. Sikur shihet në pamjet e EO, edhe kafeteritë e tjera në kuartet e njohura si “Te Kino ABC” dhe “Te Kafet e Vogla” janë të zbrazëta, një gjë e pazakonshme në një ditë të shtunë, kur këto vende gumëzhinin nga të të rinjtë.

Pronari i kafeterisë “Che Bar”, Labinot Ademi, thotë për EO se migrimi e mungesa e punëtorëve, janë disa nga shkaktarët kryesorë që po mbyllen bizneset.

“Po po mbyllen shkaku tash pak që po dalin jashtë (në Evropë), ka klientë më pak. Besoj që puna e stafit, po kanë telashe të ndryshme që po i detyrojnë me u mbyll lokalet. Më shumë besoj se ka më pak klientë në këtë kohë edhe ndodh ky fenomen se nuk besoj që mundet me pas ndonjë arsye tjetër”.

“Konkurrenca është shumë e ashpër dhe shkak i saj mundet me pas telashe gjithsecili biznes. Telashe ngritja e çmimeve nonstop që çmimet ka prej tyre që janë aty për aty sa vjet të ndryshme çmimet e furnizimit janë ngritur, nonstop puna e stafit, rrogat kanë ndryshuar tash e një kohë edhe secili biznes i ka këto telashe që mundet me u përball çdo ditë me to që i detyron edhe me i mbyll”, u shpreh Ademi.

“Po ka rrezik me u mbyll bizneset tjera tash janë më të vogla janë në rrezik të shuarjes sepse klientë ka më pak në këtë kohë, janë duke dalë jashtë dhe mundet me ndodh që me u detyrua dikush me i mbyll lokalet”, thotë Ademi.

E menaxheri i “Bosphoros Restaurant”, Erolind Mirena, thotë se staf e klientë kanë mjaftueshëm, por që konkurrenca është shkaktar i mbylljes. Pret që gjatë verës të hapet më shumë puna.

“Mbyllja e kafitereve nuk e dimë arsyen se pse po mbyllen, por ndoshta është konkurrenca e madhe dhe që nuk munden të mbijetojnë të gjitha bizneset në treg. Tashmë jemi duke shkuar te sezona e verës dhe besoj çeleet ouna”.

“Sezona e dimrit ka qenë gjithmonë, janë mbyllur kafiterite dhe janë hapur bare ose restorante dhe biznese të tjera. Mendoj se nuk ka shumë vështirësi, staf ka mjaftueshëm klientë ka mjaftueshëm vetëm se varet çfarë brende dhe çfarë produkti e servon në restorant dhe bar”, u shpreh Mirena.

“Bon Vivant”, një nga kafeteritë më të njohura në Prishtinë ka shuar aktivitetin e saj, njoftoi sot Uran Ismaili, një prej pronarëve të kafiterisë.

“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant)”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Instagram.

Lidhur me këtë ka reaguar, Arian Henci, pronar i kafeterisë “Bamboo” në Prishtinë.

Henci ka shkruar se shuarja e “Bonvivant” dhe disa kafiterive e klubeve të tjera, janë një humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në kryeqytet.

“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbramë, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit, Kaqes, Kafes te Vogël, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plot veneve tjera jane humbje e madhe per gastronimine dhe jeten e nates ne Prishtinë”.

“E di që djemtë që i ka ba këto vende janë mirë… por Prishtina nuk është mirë e nuk është njësoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket qe ka mu ba ma mirë… Respekt, dashni e nostalgji se qetësia e këtyne ditëve po ma kujton pandeminë”, ka shkruar Henci./EkonomiaOnline

JU REKOMANDOJMË

Rëndohet situata në Theth
Lajme

Rëndohet situata në Theth

11/07/2025 - 18:33
Pamje të bunkerit në Ulpianë që po rinovohet për t’u bërë Qendër Arti dhe Kulture
Lajme

Pamje të bunkerit në Ulpianë që po rinovohet për t’u bërë Qendër Arti dhe Kulture

11/07/2025 - 18:17
Eksperti i sigurisë: Serbia ka qenë në fazë të avancuar të përgatitjes për një veprim agresiv, i cili është ndalur nga SHBA-të
Lajme

Eksperti i sigurisë: Serbia ka qenë në fazë të avancuar të përgatitjes për një veprim agresiv, i cili është ndalur nga SHBA-të

11/07/2025 - 18:15
Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë
Lajme

Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

11/07/2025 - 18:02
Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
Lajme

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

11/07/2025 - 17:51
Kurti: Paqja në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kri’minelët dhe rehabiliton viktimat, ngelet veçse armëpushim e mashtrim
Lajme

Kurti: Paqja në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kri’minelët dhe rehabiliton viktimat, ngelet veçse armëpushim e mashtrim

11/07/2025 - 17:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë