Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me mbylljen përfundimisht të komunave ilegale serbe në veri.
Zeqiri u shpreh referuar këtyre veprimeve, se është koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga Kosova.
“Ka ardhur koha të hiqen ato objekte të komunave ilegale serbe, ka pasur edhe më herët tentativa, po tani po bëhet. Objektivat e Serbisë duhet të çrrënjosen nga këtu”, deklaroi ai.