Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Më 1 prill shtrejntohet rryma – opozita e konsideron varfërim për qytetarët

04/03/2023 - 10:11
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ky është kalkulatori ku mund të llogaritni konsumin e energjisë elektrike sipas tarifave të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14 për qind, duke filluar nga 1 prill 2023.

Derisa partia në pushtet, Vetëvendosje e arsyeton këtë shtrenjtim me “koston e furnizimit me energji elektrike”, depuetë të LDK-së dhe AAK-së thanë për Ekonomia Online se shtrenjtimi i rrymës, në kohën kur Kosova përballet me krizë enorme ekonomike dhe të inflacionit, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

Nga ZRrE-ja kanë thënë se afati për pranimin e komenteve është mbyllur të premten, ndërsa kanë thënë se nuk kanë pranuar komente nga asnjë palë e interesit.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi me 1 prill 2023. Vlerësimet preliminare te prezantuara në Raportin Konsultativ tregojnë se është e nevojshme një rritje rreth 14 për qind. Koha për pranimin e komenteve ka qenë deri më 3 mars 2023. Nuk kemi pranuar komente nga asnjë palë e interesit”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Dërgimi i komenteve për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, është i panevojshëm, pasi thotë se ato nuk po merren parasysh.

Ai ka thënë se është e pavend të shtrenjtohet energjia në kohën e inflacionit.

“Gjithë ishim dëshmitarë të deklaratave të ZRrE-së që nga 1 prilli do të ketë rritje të kostos ose te çmimeve të energjisë elektrike për 14 për qind. Deklarata e ZRrE-së se as kush nuk ka dorëzuar komente, ta them të vërteten nuk ka ndonjë bazë, sepse vitin e kaluar të gjitha partitë, ose të paktën LDK-ja kishim dorëzuar komente por as një nga këto komente nuk është marrë parasysh. Prandaj është bërë e kotë që me ZRrE-në të dërgojmë komente, sepse nuk merren parasysh”, thotë ai.

“Kjo është e parëndësishme në fund të ditës; ajo që është e rëndësishme është që ZRrE-ja ka deklaruar që nga 1 prilli i këtij viti qytetarëve të Kosovës do t’u shtrenjtohen faturat e energjisë për 14 për qind. Në kohën kur kemi një krizë energjetike globale, në kohën kur kemi një krizë inflacionale, pra të rritjes së çmimeve në Kosovë, në kohën kur nuk kemi zhvillim ekonomik, në kohën kur nuk kemi asnjë projekt të madh kapital investiv në Kosovë. Nuk kemi rritje të pagave në sektorin publik e të mos flasim për sektorin privat të cilin Qeveria e ka harruar fare, e ka injoruar fare”, u shpreh Mustafa.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, konsideron se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një “atak” në xhepin e qytetarëve. Ai thotë se në kohën kur Kosova përballet me krizë ekonomike, një shtrenjtim i tillë, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

“Sa i përket shtrenjtimit të rrymës elektrike për konsumatorët, mendoj se kjo është edhe një rëndim shumë për qytetarët. Nëse shkohet me 14 për qind, sa është deklaruar ZRrE-ja, të shtrenjtimit të rrymës atëherë nuk dihet se si do ja dalin qytetarët tanë kur kemi shtrenjtim enorme të artikujve bazik dhe kur kemi shtrenjtim të derivateve të naftës, kur kemi shtrenjtime të tjera dhe kur pagat, ligji për paga që diku 11 deri në 14 deri në 30 euro ka shtesa për shërbyesit civilë”.

“Kjo Qeveri i ka mashtruar dhe po i mashtron për çdo ditë qytetarët, prandaj si përfundim edhe shtrenjtimi i rrymës është një atak në xjepin e qytetarëve dhe do t’i varfërojë shumë qytetarët”, thotë Lekaj.

Ndërsa deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci, e ka arsyetuar kërkesën e ZRrE-së për shtrenjtim të faturave të energjisë. Ajo ka thënë se në këtë rast duhet pasur parasysh kalkulimin e kostos të furnizimit me energji, që përcakton edhe tarifat.

“Nuk do të kisha thënë që është çështja e ankesave që e zgjidhë këtë punë, pasi kemi të bëjmë më shumë me kalkulim. Pra, është kalkulim i kostos në raport me furnizimin me energjinë që përcakton se sa do të jenë tarifat. Pra, tarifat reflektojnë koston, sa ka shpenzuar furnitori në furnizim me energji elektrike dhe pastaj ajo kosto duhet të reflektohet në tarifa, këtu më shumë pra ka të bëjë me kalkulim që i nxjerrë rezultate fikse”.

Ajo ka përmendur disa mundësi që Qeveria mund t’i ndihmojë qytetarët në rritjen e faturave të rrymës.

“Herën e kaluar në kuadër të komenteve ka qenë propozimi që të jetë kjo shkallëshmëria në mes të konsumatorëve për të cilët nuk ka nevojë për import dhe konsumatorëve për të cilët ka nevojë për import sepse shpenzojnë më shumë. Këto kanë qenë propozimet tona në vitin e kaluar të cilat janë marrë për bazë”. Ne po e shohim se po vazhdohet me të njëjtën qasje, kurse “.

“Tash për diferencën në rritje, një prej mundësive do të jetë padyshim edhe subvencionimi nga Qeveria, mirëpo këtu duhet theksuar edhe faktin që ky duhet të jetë edhe vendim i Qeverisë dhe besoj që parimisht edhe Ministria e Ekonomisë, në konsultim edhe me pjesën tjetër të Qeverisë do të shohin se si do të veprojë në këtë aspekt”, u shpreh Statovci.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovës kishte marrë, muajin e kaluar, një kërkesë të jashtëzakonshme për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, të bërë nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS.

KEDS-i e ka justifikuar kërkesën për rritje të tarifave të energjisë elektrike me rritjen e çmimit të rrymës së importuar, si dhe me pamundësinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të prodhuar rrymë të nevojshme, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

“Mosreflektimi i duhur rrezikon pozitën financiare të KEDS-it, e njëherësh rrezikon edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në kërkesën e parashtruar. Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar për mediet se tarifat e reja do të aplikohen nga 1 prilli 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024.

Kërkesa e KEDS-it ka qenë për rritje 55 për qind të tarifave, ka konfirmuar ZRrE-ja. Porse, ky institucion që konsiderohet i pavarur nga Qeveria, ka vendosur që “të mbrojë” qytetarët, duke i rënduar më pak.

Tarifat e reja do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024./EO/

JU REKOMANDOJMË

Huduti: Literatura islame nuk promovon vlerat kombëtare
Lajme

Huduti: Literatura islame nuk promovon vlerat kombëtare

13/05/2025 - 01:21
“Argatë e dreqit dhe të Serbisë” Mulla Osmani: Serbia i ka argatë e vetë në Qeveri e Bashkësi Islame
Lajme

“Argatë e dreqit dhe të Serbisë” Mulla Osmani: Serbia i ka argatë e vetë në Qeveri e Bashkësi Islame

13/05/2025 - 01:19
Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja
Lajme

Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

13/05/2025 - 01:15
Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje (Video)
Lajme

Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje (Video)

13/05/2025 - 00:50
LAJMI I FUNDIT: Dy persona në vrap tek Rruga B, njëri me armë të gjatë (PAMJE)
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dy persona në vrap tek Rruga B, njëri me armë të gjatë (PAMJE)

13/05/2025 - 00:47
Biznesi i rrymës – Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin
Lajme

Biznesi i rrymës – Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin

12/05/2025 - 23:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

    Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ministria e Shëndetësisë mbyll klinikën psikoterapike “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Shefqet Cakolli është biznesmeni të cilit iu sekuestruan asete në vlerë 2 mln euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë