Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

03/06/2026 - 22:51
në Lajme
A A
Përkundër se partitë shqiptare u bashkuan, Lista Serbe prin në Graçanicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për miratimin e procedurës standard të veprimit për aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kjo procedurë sipas KQZ-së përcakton organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e QNR-së gjatë administrimit të materialeve zgjedhore dhe numërimit të votave.

“Dokumenti rregullon të gjitha fazat e procesit, duke filluar nga pranimi i materialeve zgjedhore nga Qendrat Komunale të Numërimit, votimi me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi nga jashtë Kosovës, e deri te numërimi, verifikimi, rinumërimi eventual, tabulimi dhe publikimi i rezultateve”. “Po ashtu, procedura përcakton rregullat për transparencën, praninë e vëzhguesve të akredituar, kontrollin e procesit, trajtimin e ankesave, masat disiplinore në rast shkeljesh dhe mbylljen përfundimtare të QNR-së pas përmbylljes së të gjitha aktiviteteve zgjedhore”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës t’u lejohet votimi me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.

Ky vendim i KQZ-së sipas njoftimit, vjen pas evidentimit të disa rasteve gjatë procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike në zgjdhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025 dhe 27 dhjetor 2025, janë evidentuar raste të votuesve të cilët janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara.

Pas njoftimit për këto raste, KQZ ka marrë vendim për lejimin e votimit me dokumente të skaduara të identifikimit.

“Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, 7 qershor 2026. Ky plan, përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuara në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit. Dokumenti përshkruan aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe funksionalizimin e Qendrave të Votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, komunikimin institucional, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve”. “Po ashtu, plani parasheh funksionimin e dhomave operative për koordinim dhe mbështetje, bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë, energjinë elektrike dhe mbështetjen teknike, si dhe përcakton ekipet dhe zyrtarët përgjegjës për informimin e votuesve, komunikimin me mediat, mbështetjen logjistike, teknologjinë informative, verifikimin e vëzhguesve dhe detyra të tjera të nevojshme për garantimin e një procesi zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ miratoi planin e konferencave për ditën e zgjedhjeve në përfaqësitë diplomatike më 6 qershor 2026 dhe për ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 7 qershor 2026.

Më 6 qershor 2026, për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike, KQZ do të mbajë 3 konferenca, në këto orare:

09:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike;14:00 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen dhe ecurinë e votimit në përfaqësitë diplomatike;20:00 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për mbylljen e votimit në përfaqësitë diplomatike në Europë; dhe01:00 – Njoftim për media: Përfundimi i votimit në përfaqësitë diplomatike.
Ndërkaq, në ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 7 qershor 2026, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve; dheKonferenca e pestë: Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

JU REKOMANDOJMË

Makërmali në mbështetje të 11-shit të PDK-së, Jakup Nura

Makërmali në mbështetje të 11-shit të PDK-së, Jakup Nura
06/06/2026 - 16:08

Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka marrë mbështetje të madhe në Makërmal të Skenderajt, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe...

Më shumëDetails

Policia dhe Prokuroria u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi zgjedhore

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
06/06/2026 - 15:33

Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe...

Më shumëDetails

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e 9 shkurtit, DnV ka një thirrje për KQZ-në
06/06/2026 - 15:20

Sipas të dhënave të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për...

Më shumëDetails

Gati gjysma e të regjistruarve në përfaqësitë diplomatike votuan deri në orën 13:00

Gati gjysma e të regjistruarve në përfaqësitë diplomatike votuan deri në orën 13:00
06/06/2026 - 14:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet në të gjitha misionet e planifikuara, ndërsa...

Më shumëDetails

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata
06/06/2026 - 13:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për merita që sipas tij nuk i takojnë. Ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës me ministrin...

Më shumëDetails

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës
06/06/2026 - 13:45

Në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës, kandidati për deputet ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve. Ai tha se një nga nderet më të mëdha të jetës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Mu ka pështjellë emri”, u arrestua për fajde, flet biznismeni Habib Tafaj: Jam i pastër, personat s’i njoh

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV vetëm 2 ditë para zgjedhjeve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë