Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​”Më i larti në Evropë” – qytetarët ankohen për çmimet e energjisë elektrike

21/10/2025 - 14:12
në Ekonomi, Lajme
A A
​”Më i larti në Evropë” – qytetarët ankohen për çmimet e energjisë elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kohën kur energjia elektrike është bërë nevojë bazë për çdo shtëpi e biznes, qytetarët e Kosovës po përballen ende me sfida të ndryshme, nga ndërprerjet e kohëpaskohshme, deri te rritja e çmimeve që rëndon buxhetin familjar.

Behxhet Reka, qytetar nga Prishtina tha se ndërprerjet e rrymës janë më të shpeshta gjatë sezonit dimëror.

Sipas tij edhe kostoja e energjisë elektrike është e papërballueshme, transmeton kosovapress.

“Nuk jemi të kënaqur. Shpesh po ndalet rryma me thënë të vërtetën çmimi shumë i shtrenjtë, po çka kena me bo kështu jemi ne….Sigurisht shpesh, gjatë ditës ka ndodhur që është ndalur nga një orë dy orë….Sigurisht dimrit më shumë është më e shpeshtë, por ka ndodhur edhe gjatë verës”.

Ndërsa, Shpend Bokshi nga Prishtina nuk ka të njëjtat telashe, pasi ai ka theksuar se nuk është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Për Bokshin edhe çmimet janë të përballueshme.

“As gjatë dimrit, këto tre katër vitet e fundit ndoshta edhe më tepër super ka qenë…E kursejmë gjatë dimrit kemi nxehje qendrore, gjatë verës nuk ka shpenzim të madh”, tha Bokshi.

Edhe për Ejup Kamberin kapaciteti dhe furnizimi me energji elektrike është i mjaftueshëm.

“Po ka momentalisht rrymë të mjaftueshme, por tash se si do të ndodh fati i saj gjatë sezonit të dimrit do ta shohim, tani për tani funksionon….Para do ditë ishte një ndërprerje sigurisht për shkak të defektit të natyrave të ndryshme …Shumë shtrenjtë është domethënë këto masa që po i merr qeveria për asistentë të ndihmës nuk janë të mjaftueshme, po e llogariti si rast të mirëfilltë, kështu që nuk është në rregull, çmimet janë katastrofike shumë të larta”, tha Kamberi.

Kurse, Mirsad Krasniqi i cili punon në sheshin e kryeqytetit tha se çmimi është i lartë, megjithatë ai ka potencuar se situata me energji elektrike është në nivel.

“Zona prej nga vi unë me qenë korrekt qëndroj këtu tërë ditën, pasi nuk kam pas kohë të qëndroj shumë në shtëpi, por kur jam mund të them se është relativisht mirë….Unë mendoj se është paksa i lartë”, thotw Krasniqi.

Për Selman Bytyqi, pagat në vend nuk janë të mjaftueshme për çmimin e energjisë elektrike.

“Më herët kemi pasur probleme tash nuk kemi kohëve të fundit…Çmimet janë katastrof, shumë çmim i madh në bazë të ekonomisë, pagat nuk i kemi në Kosovë. Mendoj se është çmimi më i lartë në Evropë”, tha ai.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në tetor ka njoftuar se gjatë muajit gusht të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 502.12 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 411.92 GWh ose 1.29 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

JU REKOMANDOJMË

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
Lajme

Buzhala kundër çdo koalicioni PDK-VV: Ftesë publike për Tribunalin Special që Thaçi dhe Veseli të dënohen rëndë

21/10/2025 - 22:58
Duda Balje konfirmon ofertën nga Albin Kurti: Duhet me folë edhe pak…
Kryesore

Balje: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Kurtin për krijimin e qeverisë

21/10/2025 - 22:46
Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë
Lajme

Mediumi zviceran: Si “Vëllezërit e Gjenevës” transferuan para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

21/10/2025 - 22:31
Valon Syla për Kurtin: Asnjë dost nuk i mbeti, edhe me Adem Demaçin u prish para vdekjes së tij
Lajme

Valon Syla për Kurtin: Asnjë dost nuk i mbeti, edhe me Adem Demaçin u prish para vdekjes së tij

21/10/2025 - 22:14
A ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë? Tregon deputeti Berisha
Kryesore

A ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë? Tregon deputeti Berisha

21/10/2025 - 21:55
Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë
Lajme

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

21/10/2025 - 21:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    907 Shpërndaje
    Shpërndaje 363 Tweet 227
  • Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet zyrtari i lartë shtetëror(Emri)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë