Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me jepni argumente si ta largojmë Edi Ramën

01/04/2025 - 13:25
në Opinione
A A
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur korrupsioni përdoret si alibi për boshllëkun, dhe moralizmi si zëvendësim për alternativën. Një reflektim për ata që e kanë më të lehtë të përçmojnë sesa të argumentojnë.

Shkruan: Baton Haxhiu
Shumë nga ata që kanë sulmuar shkrimin tim për “Shqipërinë 2030” nuk kanë pasur as durimin ta lexojnë. As dëshirën për ta kuptuar. Dhe akoma më pak ndershmërinë për të pranuar se dilema që ngre aty nuk është për Edi Ramën, por për ne si shoqëri.

Pas shkrimit tim për “Shqipërinë 2030”, pati reagime të menjëhershme. Disa prej tyre erdhën nga portale dhe ne studio televizive që nuk debatonin për përmbajtjen, por sulmojnë autorin. Siç ndodhi edhe me Çim Pekën, ku diskutimi nuk ishte mbi idetë, por mbi etiketat. Kjo nuk është një përgjigje për t’u mbrojtur, por një reflektim mbi dilemat që debati shmangu qëllimin , sepse mandati i katërt duhej të fyhej si qëllim, sepse është i tepërt për Edi Ramën pa analizuar arsyen pse po vjen si i tillë.

Por reagimi që pasoi nuk ishte ndaj pyetjeve qe u u ngritën. Ishte ndaj faktit që dikush guxon të flasë për vizion, për estetikë, për rend, në një vend ku politika është mësuar të flasë vetëm me urrejtje dhe zero nuance. Është më e lehtë të përqeshësh një fjalë si “shije” sesa të përballesh me realitetin se ndoshta për herë të parë po diskutojmë një projekt shtetformues.

Dhe pastaj, si gjithmonë, del argumenti që nuk do të mbarojë kurrë. Si mund të flitet për vizion, kur ka ministra të korruptuar.

Kjo është dilema e parë, dhe është e fortë. Sepse në thelb prek marrëdhënien midis moralit dhe performasen politike të projektit. Prek përgjegjësinë e liderit në një sistem ku korrupsioni ndodh.

Por korrupsioni nuk është shpikje shqiptare. Dhe as e kohës sonë. Ai ndodh në çdo shoqëri që ka pushtet. Në çdo qeveri që ka ndikim. Pyetja nuk është nëse ndodh, por çfarë bën sistemi për ta përballuar. A ndalet drejtësia te dera e partisë, apo i lejon vetes të hyjë edhe atje ku ndodhen më të fuqishmit?

Edi Rama mund të kritikohet për shumëçka, por jo për ndërtimin e një drejtësie të blinduar ndaj vetes. Është në qeverisjen e tij që për herë të parë janë arrestuar ministra dhe drejtues të lartë. Jo sepse ai i ka futur në burg. Por sepse ka ndërtuar dhe përkrahur një sistem që nuk i mbron më. Dhe këtu, çështja nuk është a ka të korruptuar në qeveri. Çështja është a ka një qeveri që i lë ata të shkojnë përpara drejtësisë.

Korrupsioni nuk është alibi për të pranuar çdo gjë. Por nuk është as arsye për të hedhur poshtë gjithçka. Sepse ai është test për sistemin. Dhe më mirë një shtet që ndërton e më pas pastron, sesa një shtet që nuk ndërton asgjë dhe nuk ka asgjë për të pastruar. Boshllëku nuk korrupton. Thjesht nuk ekziston.

Pyetje që e meriton vëmendjen, është kohëzgjatja e një pushteti është gjithmonë ambivalente. Mund të jetë burim ndërtimi. Por edhe autokracie.

Në këtë pikë qëndron ndarja midis një qeverie që e shtyn zhvillimin me vonesë, dhe një opozite që s’ka ditur asnjëherë çfarë të bëjë me zhvillimin. Shqiptarët jetojnë me realitetin. Dhe në realitet, sot pagat janë më të larta, me gjithë kufizimet, me gjithë vështirësitë, më shumë se ç’kanë qenë. E ardhmja nuk ndërtohet vetëm me kohë. Por as nuk ndërtohet pa kohë.

Prapë, debati kthehet në atë që sot është bërë parullë. Edi Rama është autokrat. Dhe me kaq mendohet se është thënë gjithçka. Por nuk është thënë asgjë. Sepse fjala “autokrat” nuk zëvendëson analizën. As nuk e përjashton nevojën për të kuptuar përse një njeri mund të mbajë pushtet për kaq gjatë në një vend me histori të trazuar politike.

Rama ka shumë pushtet. Ka ndërtuar një strukturë që e vendos në qendër të çdo procesi. Kjo sjell pasiguri për ata që duan më shumë balancë. Por kjo nuk është ndërtuar në një natë. As me grusht shteti. Është ndërtuar për shkak të dështimit të gjithçkaje tjetër rreth tij.

Autokracia nuk lind vetëm nga ambicia e një lideri. Lind edhe nga boshllëku përballë tij. Nga mungesa e ideve, nga mungesa e organizimit, nga mungesa e një zëri që flet për më shumë se nostalgji. Dhe në këtë pikë, është shumë më shqetësuese një opozitë që nuk arrin të përqafojë asnjë ide përtej të kaluarës, sesa një lider që ka vendosur një ide të vetme dhe e ndjek me ngulm.

Sepse në fund të fundit, ajo që rrezikon demokracinë nuk është vetëm pushteti që zgjatet, por sidomos boshllëku që nuk mbushet.

Dhe kështu vjen ajo që tani është kthyer në dilemë të modës. A ka kuptim të shkojmë në zgjedhje me këtë sistem. A nuk është loja e paracaktuar. Pyetje që kanë një të vërtetë brenda, por që nëse zgjidhen me bojkot, nuk prodhojnë asgjë përveçse mungesë. Bojkoti nuk rrëzon sistemin. E betonon atë.

Në zgjedhje nuk shkohet për të fituar terren që të është dhënë. Shkohet për të fituar atë që nuk e ke. Dhe për ta bërë këtë, duhet të jesh aty. Jo jashtë. Pjesëmarrja nuk është dekor. Është kushti për të mbijetuar në një sistem ku çdo hapësirë e pambrojtur pushtohet menjëherë nga ai që është më i zoti për ta marrë.

Së fundi, një fjalë për partitë e vogla. Është bërë zakon të thuhet se nuk kanë hapësirë. Por kjo është alibi. Nuk është sistemi që i pengon. Është mungesa e tyre. Mungesa e idesë. Mungesa e organizimit. Mungesa e përmbajtjes. Hapësira politike nuk jepet me ligj. Fitohet me guxim. Me mendim. Me projekt. Dhe nëse nuk je në gjendje të thuash asgjë që s’të kenë thënë të tjerët para teje, atëherë mos u anko për mungesë terreni.

Demokracia nuk është e butë ndaj atyre që nuk dinë të veprojnë. Por kjo nuk është arsye për ta fajësuar atë. Është arsye për të ndryshuar veten. Dhe për ta fituar besimin, jo me mllef, por me vizion.

Unë nuk shkrova për të bindur askënd. As për të shpëtuar ndonjë pushtet. Shkrova për ata që dinë të lexojnë pa ndërtuar legjenda. Shkrova për ata që besojnë se nuk ka vizion pa gabime, por as nuk ka të ardhme pa ide. Dhe po, e them edhe një herë. Më shqetëson më shumë një opozitë pa projekt, sesa një qeveri që ndoshta është ndotur gjatë rrugës. Sepse në fund, e ardhmja nuk është një garë për pastërti morale. Është një betejë për ndërtim.

Dhe kush ka frikë nga kjo betejë, ka frikë nga vetja. Unë jo.

JU REKOMANDOJMË

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë
02/10/2026 - 15:30

Pas vendimit të Hagës, që preku në thelb një prej shtyllave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës, dhe pas viteve të bllokimit ndërkombëtar, sanksioneve pas Banjskës...

Më shumëDetails

EULEX-i nuk na njeh si shtet, por e mbështet Gjykatën që gjykon në emër të popullit tonë

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
29/09/2026 - 15:02

Shkruan: Arianit Koci Zyrtarisht, EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron në kuadër të Rezolutës 1244. Në praktikë, nuk e afirmon Republikën e Kosovës si shtet....

Më shumëDetails

Vendimi i Gjykatës Speciale dhe pse Kosova duhet ta ndryshojë ligjin

Vendimi i Gjykatës Speciale dhe pse Kosova duhet ta ndryshojë ligjin
26/09/2026 - 11:32

Dënimet me nga 25 vjet burgim të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, së bashku me dënimet për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, janë të rënda. Por...

Më shumëDetails

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit
19/09/2026 - 14:05

Shkruan: Adri Nurellari Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar me të drejtë zemërim, pikëllim dhe ndjenjën e një padrejtësie të thellë. Mirëpo, krahas...

Më shumëDetails

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare
18/09/2026 - 11:42

VENDIMI I 16 SHTATORIT-THIKË PAS SHPINE PAVARËSISË SË KOSOVËS Shkruan: Bardhyl Mahmuti Reagimet e shumta në të katër anët e botës ndaj vendimit të 16 shtatorit, ka nxitur...

Më shumëDetails

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve
17/09/2026 - 22:39

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka krijuar një situatë të re dhe jashtëzakonisht të ndjeshme për Republikën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1012 Shpërndaje
    Shpërndaje 405 Tweet 253
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë