Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema ka njoftuar dje (e hëne) se është pensionuar nga Kombëtarja e Francës.
Benzema ishte pjesë e “Gjelave” për Kupën e Botës, megjithatë ai u lëndua dhe u largua nga Katari.
Deri në fazën e eliminimit direkt, ai arriti të rikuperohej dhe ishte gati të kthehej në skuadër, por përzgjedhësi Didier Deschamps nuk e ftoi t’i bashkohej kombëtares.
Pas akuzave të shumta se Benzema ka prishur raportet me trajnerin dhe disa bashkëlojtarë, ylli i Real Madridit vendosi të pensionohej nga Franca.
Gazetari francez, Romain Molina ka zbuluar se disa futbollistë ishin të lumtur kur Benzema u largua nga kampi në Doha.
“Dy ranë në sy – Antoine Griezmann dhe Hugo Lloris. Ata ishin të lumtur kur Benzema u lëndua dhe ishin të lumtur me largimin e tij. Ata kishin frikë për statusin e tyre si liderë skuadreje”, ka shkruar Molina./FrontOnline/













