Analisti Ilir Mirena kritikoi fuqishëm qasjen e moderatorit të RTK-së që intervistoi mbrëmë kryeministrin në largim Albin Kurti. Ai tha se temat më të rëndësishme nuk u përmenden hiç në atë intervistë.
Mirena tha se më mirë do të ishte që intervistën ta realizonte “militanti Rilind Gërvalla”.
“E pamë mbrëmë në çfarë deregje e ka shëndërru kjo parti RTK-në, përpjekja për me rregullu gjendjen aty nuk bën me u ndalë asnjëherë. Na me gazetarin mbrëmë qysh e ka bo intervistën të gjithë jemi skandalizu, ma mirë u konë me dal ai militanti që është drejtor Rilind Gërvalla, ish dal intervista edhe ma mirë”, tha Mirena në Pressing.
“Në atë intervistë tema më e rëndësishme nuk u përmend, kriza ekonomike…”, tha Mirena.