Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me përmbajtje të lartë të Borit/ AUV kërkon të kthehet menjëherë “Uji Kllokoti” të kompanisë Rugove Sh.P.K

24/06/2026 - 18:51
në Lajme
A A
Disa lote të ujit mineral Kllokoti rezultojnë me përmbajtje të lartë të një kimikati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa lote prodhimi të ujit mineral “Kllokoti” kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të Borit (Boron), sipas njoftimit të Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes RASFF, është njoftuar për largim nga tregu të produktit “Ujë Mineral” me origjinë nga Kosova. Pas kryerjes së testeve laboratorike, është konstatuar nivel i lartë i Borit (Boron), duke tejkaluar kufijtë e lejuar. Rasti i njoftimit mban nr. 2026.5529.

Të dhënat e produktit:

Emri i produktit: Ujë Mineral

Brendi: UJË KLLOKOTI

Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K

Paketim: 1.5 L, datë skadimi: 05.01.2027 dhe 07.04.2027

Paketimi: 0.5 L, datë skadimi: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027

Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral

Niveli i rrezikut: SERIOZ

Vendi eksportues: Kosovë

Pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprimet ligjore me qëllim parandalimin e rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorëve. Inspektimi do të nisë te prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit.

Po ashtu, do të vazhdojë gjurmimi për verifikimin e të gjitha loteve të prodhimeve ekzistuese dhe të lidhura me rastin e raportuar. Operatori ekonomik distributor është urdhëruar të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadencës.

Gjithashtu, konsumatorët që posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura, sipas datave të skadimit, janë të obliguar ta kthejnë menjëherë në pikën e blerjes.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes AUV-së, ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet në afat sa më të shkurtër kohor për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu për ankesën e tij: Gabime në vota, jo “hajni” brenda PDK-së

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës
24/06/2026 - 19:45

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, ka folur për ankesën e tij lidhur me rinumërimin e votave të kandidatëve të...

Më shumëDetails

Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”,  Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës
24/06/2026 - 19:33

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës për aksidentin tragjik të 14 qershorit në Autostradën...

Më shumëDetails

Specialja i ndalon Haxhi Shalës pushimet në Shqipëri me familjen

Ekskluzive: Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale
24/06/2026 - 19:22

Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, i njohur si “Komandant Topi”, nuk i është lejuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të udhëtojë për në...

Më shumëDetails

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore
24/06/2026 - 19:07

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani. Përmes një postimi, Limaj ka...

Më shumëDetails

Haziri sqarohet pas deklaratës për postin e Presidentit: Asgjë s’ka ndryshuar, Osmani mbetet i vetmi emër i nominuar nga LDK

Haziri: E padurueshme ecja nëpër terr politik, e shkaktuar nga Kurti dhe partia e tij
24/06/2026 - 18:38

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dalë me një ‘’sqarim’’ pas deklaratës së tij të bërë lidhur me çështjen e presidentit, duke thënë se, ‘’nominimi për...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje
24/06/2026 - 18:16

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë