Një moment i veçantë krenarie për familjen Berisha u shënua në Holandë, ku Erdet Berisha, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferid Berisha – i njohur si komandant “Shkupi” i Brigadës 111 “Tigrat e Zi” – përfundoi me sukses studimet në drejtimin e Shkencave Kompjuterike në Saxion University of Applied Sciences.
Në ceremoninë e diplomimit, babai i tij, Ferid Berisha zgjodhi të vishej me uniformën e UÇK-së, një veprim që ai e paraqiti si një mënyrë për të nderuar historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ceremoni, Ferid Berisha – komandant “Shkupi” – ishte i pranishëm për të ndarë gëzimin e djalit të tij.
Ai shoqërohej edhe nga bashkëluftëtari i tij i kohës së luftës, Fehmi Podrimçaku, duke e bërë këtë ngjarje jo vetëm një festë familjare, por edhe një takim me vlerë simbolike që rikujtoi lidhjet e krijuara gjatë luftës së UÇK-së.
“Urime, Erdet Berisha! Një moment krenarie për familjen tonë! Djali ynë, Erdet Berisha, përfundoi me sukses studimet e Shkencave Kompjuterike në Saxion University of Applied Sciences në Holandë. Të urojmë shëndet, fat dhe shumë arritje në jetën profesionale dhe personale. Vazhdo të ndjekësh ëndrrat e tua me të njëjtin përkushtim!”, ka shkruar Shkupi.













