Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

16/06/2025 - 17:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërtimet e objekteve banore pa leje, që përfshijnë edhe mbindërtimet në objekte banesore jashtë lejes, kanë qenë një fenomen në të kaluaren, por që me kalimin e viteve ndërtuesit ishin vetëdijësuar.

Një situatë e tillë po ndodh tashmë në Mitrovicë, pasi që kompania ndërtimore “Medi Premium” po ndërton një kat pa leje në një objekt banesor në rrugën “Nexhip Dragaj” (përballë çerdhes publike).

Në kuadër të një hulumtimi për ndërtimet pa leje, Veriu.info ka mësuar se “Medi Premium” ka tejkaluar lejen ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Mitrovicës dhe ka tashmë është në ndërtim e sipër të dy “Penthouse” pa leje. (Leja DOKUMENT)

Veriu.info ka kontaktuar Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, për të mësuar se a ka leje për “Penthouse” në këtë objekt “Medi Premium”, ku drejtori i kësaj drejtorie, Edison Tërnava, ka thënë se në lejen e lëshuar nga drejtoria që e udhëheq ai në këtë objekt nuk ka të paraparë “Penthouse”.

“Në materialin e përcjell nga Zyrtarja e DPU – Shyhrete Peci, në lejen ndërtimore dhe protokolin e lëshuar nga DPU etazhiteti i Objektit në fjalë është B+P+11, nuk është e cekur në leje “Penthouse””, thuhet në përgjigjen e drejtorit Tërnava për Veriu.info.

Pas kësaj përgjigje, Veriu.info të premten ka dërguar pyetje në Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës, ku i kemi pyetur se pasi që Drejtoria e Urbanizmit ka konfirmuar se këta “Penthouse” po ndërtohen pa leje, a e kanë evidentuar inspektorët e ndërtimit këtë shkelje të lejes nga kompania ndërtuese, si dhe çfarë masa do të ndërmerrni ndaj kompanisë “Medi Premium” për këtë mbindërtim që është në punim e sipër, ku mos intervenimi me kohë do të krijoj pasoja.

Mirëpo, deri në momentin e këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje nga Drejtoria e Inspeksionit për këtë mbindërtim pa leje që po e bën kompania “Medi Premium”. Pas dërgimit të pyetjeve Veriu.info ka insistuar të marrë përgjigje edhe përmes telefonit nga Drejtoria e Inspeksionit, ku dje kemi kontaktuar drejtorin e Drejtorisë, Valon Brahimi dhe Shefin e Sektorit të inspektorëve të Ndërtimit, Vehbi Ahmeti, ku që të dytë kanë thënë se për sot (e hënë) do të na kthejnë përgjigje zyrtare. Po ashtu sot kemi kontaktuar prapë Shefin e sektorit, Vehbi Ahmeti, i cili prapë ka thënë se do të përgjigjen me e-mail, përgjigje e cila nuk ka ardh deri tani.

Duke mos kthyer përgjigje, është e paqartë se a janë dalë inspektorët e ndërtimit për t’i ndaluar këto punime pa leje, ashtu siç e kanë obligim ligjor.

Ndryshe, mbindërtimet pa leje në objekte banesore kanë për pasojë mos pranimin teknik të objekteve të ndërtuara nga organet përgjegjëse komunale, ku në fund pësojnë blerësit e banesave në gjithë objektin, sepse anjë pronar banese në atë objekt nuk mund të pajiset me fletë poseduese të pronës së tij, ndërkohë që inspektorët e ndërtimin kanë për obligim rrënimin e objekteve pa leje./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
03/03/2026 - 21:24

LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës në zgjedhje të mundshme, kështu bëjnë të ditur burimet e GazetaBlic.Burime të afërta me LDK-në bëjnë...

Më shumëDetails

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së
03/03/2026 - 21:13

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, tha se mungesa e propozitës së Vjosa Osmanit për president nga Vetëvendosje nuk lidhet me kompetencat e saj, por me llogaritje të brendshme...

Më shumëDetails

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
03/03/2026 - 21:08

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek...

Më shumëDetails

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran
03/03/2026 - 20:20

Sipas raportimeve të agjencive iraniane të lajmeve, qytetarët e kryeqytetit kanë dëgjuar një seri shpërthimesh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e banorëve. Raportet paraprake sugjerojnë se...

Më shumëDetails

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n
03/03/2026 - 20:14

Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë...

Më shumëDetails

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
03/03/2026 - 20:11

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë