Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

29/09/2026 - 20:41
në Kryesore, Lajme
A A
Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

I emëruar në krye të Portit të Durrësit, Liburn Aliu kontaktoi brenda një jave me Vlorën, Ilir Prodën dhe Ergys Agasin; por bisedat nuk ishin për luftën kundër krimit, por për të lejuar kalimin e lirë të trafiqeve e kontrabandës. Në përgjimet e BKH-së, 10 muaj biseda për kompani e individë me dosje, që duheshin favorizuar nga porti.

Në dosjen “Hyseni-Agasi” ka edhe personazhe me funksione drejtuese në agjencitë dhe shërbimet e sektorëve strategjikë, të cilët kanë qenë të përfshirë aktivisht në veprimtaritë e paligjshme kundër interesave të shtetit e në favor të grupeve kriminale.

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, ishte përzgjedhje dhe rekrutim i Vlora Hysenit, për ta katapultuar në krye të Portit Detar të Durrësit, si garanci e vazhdimësisë së aferave korruptive dhe lehtësive për trafiqet dhe kontrabandën.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se drejtori Liburn Aliu, në fillim të muajit nëntor 2025, vetëm 1 javë pas emërimit në krye të Portit Detar të Durrësit, ka nisur kontaktet telefonike dhe fizike me ish-Drejtoren e SHISH-it, Vlora Hyseni, me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe me “Koordinatorin” Ergys Agasi.

Zyrtarisht, drejtori i Portit Detar të Durrësit ka detyrim të kontaktojë dhe bashkëpunojë me drejtuesin e SHISH-it dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për të bashkërenduar luftën kundër veprimtarisë së grupeve të trafiqeve, kontrabandës e sigurisë kombëtare.Por të dhënat që kanë dalë nga përgjimet telefonike dhe gjurmimet ambientale në Durrës e Tiranë zbulojnë se, në të shumtën e rasteve, kryespiunia Vlora Hyseni, “koordinatori” Ergys Agasi dhe kryepolici Ilir Proda nuk kanë biseduar me drejtorin e Portit Detar të Durrësit, Liburn Aliu, për çështje të luftës kundër krimit.

Objekt i bisedave të tyre ka qenë hapja e dyerve të Portit Detar në hyrje e dalje, për trafiqet e drogës dhe kontrabandës, duke u krijuar lehtësi kalimi e veprimi, nëpërmjet shërbimeve të kontrollit e sigurisë, që janë struktura në vartësi të drejtorit të Portit Detar.

Në biseda janë përmendur emra biznesmenësh e individësh “problematikë”, të rekomanduar dhe dakordësuar, për t’u lejuar të kalojnë lirisht pa kontroll në Portin e Durrësit.

Por ka dhe filmime e fotografime për takime me disa prej tyre, tashmë të skeduar dhe penalizuar nga SPAK e Prokuroria e Durrësit, por dhe nga Policia e Durrësit, por që SHISH-i e policia nuk i kanë regjistruar.

Edhe nëse nuk do të kishin biseda e takime për luftën kundër krimit; sipas ligjit, drejtori i Portit Detar të Durrësit ka detyrim të kontaktojë dhe bashkëpunojë me drejtuesin e SHISH-it dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Por pyetja që shtrohet është kjo: Mbi ç’bazë ligjore Drejtori i Portit Detar të Durrësit ka kontaktuar për çështje konfidenciale të aktivitetit në Portin Detar me Ergys Agasin, që nuk ka asnjë funksion shtetëror e asnjë tagër për informacione mbi veprimtarinë brenda Portit?

Në materialet hetimore të BKH-së, mes drejtorit Liburn Aliu dhe dyshes Hyseni-Proda, ka biseda të zhvilluara gjatë 10 muajve, nëntor 2025 – gusht 2026, për veprime që janë në shërbim të krimit.

Ka biseda mes Ergys Agasit dhe drejtorit të Portit Detar të Durrësit, Liburn Aliu, për kompani e individë me dosje për veprimtari të paligjshme, që duheshin favorizuar nga shërbimet administrative, të kontrollit e sigurisë në vartësi të portit. /Pamfleti

JU REKOMANDOJMË

“Ligjin e UÇK-së e ke në tavolinë, sille në Kuvend – çfarë po pret” Çlirim Haziri i drejtohet Kurtit nga protesta

“Ligjin e UÇK-së e ke në tavolinë, sille në Kuvend – çfarë po pret” Çlirim Haziri i drejtohet Kurtit nga protesta
29/09/2026 - 21:35

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që Qeveria ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit...

Më shumëDetails

“S’ju bën nder as juve, as Britanisë…”- djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik

“S’ju bën nder as juve, as Britanisë…”- djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik
29/09/2026 - 21:16

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me deklaratën e...

Më shumëDetails

Hamza: Ne besuam me të drejtë të plotë se udhëheqësit tanë do të shpallen të pafajshëm, ndodhi padrejtësia

Hamza: Ne besuam me të drejtë të plotë se udhëheqësit tanë do të shpallen të pafajshëm, ndodhi padrejtësia
29/09/2026 - 21:09

Kjryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, sonte është i ftuar në Pressing në T7. Duke komentuar aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së, Hamza tha; “Bazuar...

Më shumëDetails

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin për Specialen”

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin për Specialen”
29/09/2026 - 20:50

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur qëndrimin e prerë të partisë së saj lidhur me vazhdimin e punimeve në Kuvendin e Kosovës....

Më shumëDetails

Kadriu pas vendimit të Kushtetueses: Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje

Kadriu pas vendimit të Kushtetueses: Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje
29/09/2026 - 20:38

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesat KO256/26 dhe KO258/26. Kryeziu ka thënë se...

Më shumëDetails

Protesta për çlirimtarët, Endriti rishpërndan thirrjen e Elvanës

Protesta për çlirimtarët, Endriti rishpërndan thirrjen e Elvanës
29/09/2026 - 20:06

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në mbështetje të çlirimtarëve. Përmes një publikimi në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lotina dhe Mozziku më të dashuruar se kurrë, pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit

    Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë