Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat e afërta me VV-në e sulmojnë Grenellin, ky paraqitet bashkë me Trumpin në Kaliforni

25/01/2025 - 21:06
në Kryesore, Lajme
A A
Mediat e afërta me VV-në e sulmojnë Grenellin, ky paraqitet bashkë me Trumpin në Kaliforni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është vizita e parë që presidenti amerikan Donald Trump e realizoi jashtë Shtëpisë së Bardhë, prejse u kthye në këtë shtëpi, më 20 janar.

Me vete, në Kaliforni, pos gruas, mori edhe një prej miqve më të besueshëm të tij, Richard Grenell.

Ish-emisarin për bisedimet Kosovë-Serbi e çoi në qiell, duke thënë se është njeri fantastik, shkruan Klan Kosova.

Madje, kur Trumpit iu kërkua ta caktojë një emisar special që do të mbikëqyrte ndihmat e qeverisë amerikane për sanimin e dëmeve nga zjarret tragjike të Kalifornisë, ai e përmendi pikërisht Grenellin, si shumë kompetent për këtë pozitë.

“Ky këtu është i mirë për këtë punë… Rik Grenell ka qenë fantastik, ai jeton këtu. Rik do të ishte dikush që unë do ta konsideroja, pa asnjë mëdyshje për këtë pozitë”, u shpreh Trump.

Ai e lëvdoi shumë Grenellin edhe për punën që kishte bërë si ambasador i Amerikës në Gjermani.

“Dita më e lumtur e Angela Merkelit në historinë e saj, ka qenë kur e kam tërhequr këtë, Rik Grenellin si ambasador nga Gjermania, për ta vendosur në krye të inteligjencës amerikane dhe njerëzve inteligjentë, të cilët, në fakt, nuk mund ta mashtronin atë”, potencoi presidenti amerikan.

Gjithë këto lavde, por edhe fakti se Trump e mori atë me vete në përpjekje për ta menaxhuar krizën më të rëndë të momentit në Amerikë – zjarret në Kaliforni – demantojnë disa politikanë qeveritarë në Kosovë, dhe gazetarë të afërt me ta, si puna e Vudi Xhymshitit, që pretenduan se Grenelli nuk ka certifikatë të sigurisë. Kjo gjë, sipas këtij të fundit, ia pamundësoi ish-emisarit të merret në konsiderim si një nga emrat e mundshëm për Sekretar Shteti.

Xhymshiti e kishte quajtur Grenellin edhe një lobues amerikan proserb. Gazetari, që jeton në Britani, por që me punën dhe shkrimet e tij anon dhe mbështet partinë në pushtet dhe qeverinë Kurti në Prishtinë, e kishte akuzuar për lidhje me Beogradin edhe emisarin tjetër amerikan për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar. Këtë lajm të tij të rremë e kishte demantuar, sipas revistës Sbunker, edhe departamenti amerikan i shtetit.

Grenell, të cilin deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha e pati quajtur palaço, ishte zyrtari që aranzhoi marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e cila i solli njohjen e fundit dhe ndër më domethënëset për shtetësinë e Kosovës, atë nga Izraeli, të cilën e sponsori vetë presidenti Trump, derisa në zyrën e tij ovale kishte kryeministrin e atëhershëm, Avdullah Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Komuna e Pejës i jep tender kompanisë së mbështetësit të LDK-së – Muhaxheri: Kriteri ishte përkatësia politike
Lajme

Komuna e Pejës i jep tender kompanisë së mbështetësit të LDK-së – Muhaxheri: Kriteri ishte përkatësia politike

17/09/2025 - 15:36
Deklarata e Faton Pecit për protestën në Hagë, Miftaraj: ‘Çfarë hipokrizie, gjyqësorin në Kosovë e sulmon sa herë i jepet rasti’
Lajme

Deklarata e Faton Pecit për protestën në Hagë, Miftaraj: ‘Çfarë hipokrizie, gjyqësorin në Kosovë e sulmon sa herë i jepet rasti’

17/09/2025 - 15:26
Lajmi që gati na iku: Dimal Basha thotë se me ambasadorin francez foli për “ndikimin rus në Evropë”
Lajme

Lajmi që gati na iku: Dimal Basha thotë se me ambasadorin francez foli për “ndikimin rus në Evropë”

17/09/2025 - 15:13
Cila do të jetë lëvizja e radhës e SHBA-së ndaj Kurtit? Ja çfarë thotë Hovenier
Kryesore

Cila do të jetë lëvizja e radhës e SHBA-së ndaj Kurtit? Ja çfarë thotë Hovenier

17/09/2025 - 15:01
BE shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë
Lajme

BE shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

17/09/2025 - 15:00
Pesë shoferëve në Ferizaj i merren patentë-shoferët, kryen shkelje të rënda në trafik
Lajme

Pesë shoferëve në Ferizaj i merren patentë-shoferët, kryen shkelje të rënda në trafik

17/09/2025 - 14:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë