Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat ndërkombëtare i japin jehonë protestës madhështore në Tiranë për krerët e UÇK-së

18/10/2025 - 12:08
në Kryesore, Lajme
A A
Mediat ndërkombëtare i japin jehonë protestës madhështore në Tiranë për krerët e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në raportimet ndërkombëtare zuri vend edhe sqarimi se protesta nuk kishte të bënte me ndonjë organizim politik, por përkundër, një organizim qytetar i shoqatave të dala nga lufta.

Sheshi Skënderbe në Tiranë i mbushur me njerëz që protestojnë kundër Gjykatës Speciale
Protesta kundër Gjykatës Speciale e kësaj të premte në Tiranë, synimi i së cilës ishte ngritja e një alarmi ndërkombëtar për padrejtësi ndaj kombit shqiptar, ka marrë një mbulim të bujshëm në mediat e botës.

The Telegraph, The Washington Post e Associated Press ishin vetëm disa nga gazetat e shumta që raportuan për protestën, e cila mbushi kryeqytetin shqiptar me mijëra njerëz nga të gjitha trojet shqiptare.

“Demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor Skënderbe në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose UÇK-së — një ish-grup gueril i shqiptarëve të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi. Shumë prej tyre mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të UÇK-së, ndërsa një grup ish-luftëtarësh dhe disa të rinj ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Disa këndonin këngë për UÇK-në dhe lirinë.”, thuhet në artikullin e medias prestigjioze Associated Press.

Në raportimet ndërkombëtare zuri vend edhe sqarimi se protesta nuk kishte të bënte me ndonjë organizim politik, por përkundër, një organizim qytetar i shoqatave të dala nga lufta, i cili mori përkrahjen kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Veç protestës, në artikullin e Associated Press u shqua kujtimi i shqiptarëve të vrarë në kohën e luftës bashkë me disa sqarime lidhur me situatën e tanishme të raporteve Kosovë-Serbi.

“Rreth 11,400 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, vdiqën gjatë luftës , përpara se një fushatë bombardimi e NATO-s ta detyronte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe t’ia dorëzonte kontrollin e ish-provincës së saj Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, e cila u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Perëndimit, por jo nga Serbia apo aleatët e saj Rusia dhe Kina. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta”, thuhet në artikull.

JU REKOMANDOJMË

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar
Kryesore

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar

31/12/2025 - 22:22
Albin Kurti uron Vitin e Ri 2026!
Kryesore

Albin Kurti uron Vitin e Ri 2026!

31/12/2025 - 21:38
Kurti fitoi edhe te pasanikët, i pari në lagjen “Marigona”
Kryesore

Kurti fitoi edhe te pasanikët, i pari në lagjen “Marigona”

31/12/2025 - 21:03
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri
Kryesore

“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri

31/12/2025 - 20:57
Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush
Kryesore

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31/12/2025 - 20:26
Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje
Kryesore

Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje

31/12/2025 - 19:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë