Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët

05/07/2026 - 17:58
në Lajme
A A
Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët – Por, Qeveria e Kosovës, dy vjet më parë, madje e bëri GP Aviation një lloj kompanie jozyrtare kombëtare ajrore. Përmendet edhe raportimi i VOX Kosova.

OPERIMI MISTERIOZ Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët
Gazeta prestigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) ka publikuar një hulumtim mbi kompaninë ajrore GP Aviation dhe borxhet e mëdha të kësaj kompanie ndaj autoriteteve gjermane, por edhe paditë e shumta nga pasagjerët, të cilët, thotë teksti, nuk janë kompensuar as për anulim të fluturimeve e as për vonesat e shpeshta.

NZZ citon edhe një storje të VOX Kosova, realizuar mbi ndihmat që Qeveria e Kosovës ka vendosur t’ua ndaj kompanive ajrore që realizojnë fluturime drejt Kosovës e shumica e asaj shifre do të shkojë për GP Aviation, meqë është kompania që më së shumti ka fluturime drejt Kosovës dhe nga Kosova.

“Kompania ajrore zvicerano-kosovare GP Aviation vazhdon të operojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por, tani është zbuluar se ajo injoron në mënyrë sistematike pagesat e kompensimeve për pasagjerët”, thuhet në artikullin e NZZ-së.

Sipas prestigjiozes zvicerane, themeluesi i kompanisë – një pilot zviceran i identifikuar me inicialet GP – është përballur me hetime për dyshime për mashtrim tatimor në Gjermani, ku kompania raportohet se ka borxhe që arrijnë rreth 9 milionë euro ndaj autoriteteve gjermane. Ai është arrestuar më herët dhe më pas është liruar, ndërsa sipas raportimit, është tërhequr nga pronësia e kompanisë.

“Pak kohë më parë ai ndodhej në një burg hetimor në Gjermani, ndërsa tani është rikthyer në kabinën e pilotit dhe shfaqet i buzëqeshur. Bëhet fjalë për pilotin zviceran, i cili në vitin 2019 themeloi kompaninë ajrore GP Aviation dhe i dha asaj emrin sipas inicialeve të tij”

“Arrestimi i tij në prill, nën dyshimet për mashtrim tatimor të kompanisë ajrore, e bëri të njohur në mbarë vendin. Piloti me inicialet GP u arrestua në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Gjermani, ku kaloi disa javë në paraburgim. GP Aviation dyshohet se ka rreth 9 milionë euro borxh tatimor në Gjermani”, thejsohet aty.

Gazeta zvicerane shkruan se pronësia e GP Aviation është transferuar te një partner i ri biznesi, ndërsa kompania vazhdon të operojë në disa tregje evropiane, përfshirë linjat drejt Zvicrës dhe Kosovës.

“Siç tregojnë fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, GP jo vetëm që është liruar, por është rikthyer edhe në punë. Ai nuk ka pranuar të japë deklarata. Sipas regjistrit tregtar, ai nuk figuron më pronar i GP Aviation. Në maj, kompania iu transferua partnerit të tij të biznesit, Edvin Rramanaj, një shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova, rreth të njëzetave”.

NZZ ka tentuar që të kontaktojë edhe me Rramanajn, por as ai nuk u është përgjigjur kërkesave të shumta për koment. “Megjithatë, ka shumë çështje që kërkojnë shpjegim dhe që janë me interes edhe për udhëtarët zviceranë. Për shembull, si arrin GP Aviation të vazhdojë operimin pavarësisht borxheve shumëmilionëshe. Sipas informacioneve, kompania është duke negociuar një plan shlyerjeje me autoritetet gjermane”.

Gazeta zvicerane pyet se “nga vijnë këto para”, sepse, thuhet aty, “borxhi ndaj shtetit gjerman nuk është detyrimi i vetëm i papaguar që ka kompania”. Hulumtimet e bëra nga NZZ tregojnë se GP Aviation “shmang në mënyrë sistematike pagesat e kompensimeve ndaj pasagjerëve për vonesa ose anulime të fluturimeve”.

NZZ thekson gjithashtu se kompania përballet me një numër të konsiderueshëm kërkesash ligjore dhe procedurash përmbarimore në Bullgari, ku është e regjistruar juridikisht. Sipas raportit, kjo strukturë i ka mundësuar asaj të operojë si kompani e regjistruar në BE, pavarësisht mungesës së operimeve direkte në atë vend.

“Platforma zvicerane për të drejtat e pasagjerëve ‘Cancelled’, në emër të klientëve të dëmtuar, e ka paditur GP Aviation. Jo në Zvicër, por në Bullgari, ku kompania ka selinë juridike. Edhe pse nuk operon fluturime drejt Bullgarisë, regjistrimi atje i siguron statusin e një kompanie ajrore të Bashkimit Evropian, gjë që i mundëson të fluturojë drejt aeroporteve në të gjithë kontinentin”.

Një pjesë e hulumtimit i kushtohet edhe marrëdhënies me pasagjerët, ku NZZ citon organizata për të drejtat e udhëtarëve që pretendojnë se GP Aviation shpesh nuk i përmbush detyrimet ligjore për kompensim në rastet e anulimeve dhe vonesave të fluturimeve. Sipas tyre, vetëm një pjesë e vogël e kërkesave arrin të ekzekutohet përmes procedurave përmbarimore.

“GP Aviation ka qenë prej disa vitesh një kompani problematike, si për sa i përket strukturës organizative, ashtu edhe për realizimin e rregullt të fluturimeve dhe pagesës së kompensimeve, thotë për NZZ Ulpian Leka, drejtues i platformës për të drejtat e pasagjerëve “Flyhelp”.

“Me fjalë të tjera, GP Aviation përballet vazhdimisht me anulime ose vonesa fluturimesh. Në raste të tilla, pasagjerët kanë të drejtë për kompensim. Për fluturimet drejt Bashkimit Evropian, nëse vonesa kalon tre orë, kompensimi minimal është 250 euro. Megjithatë, GP Aviation i paguan këto kompensime shumë rrallë”, thekson artikulli.

Aktualisht, theksohet aty, Flyhelp ka pretendime financiare ndaj GP Aviation që arrijnë në qindra mijëra euro. “Vetëm një pjesë shumë e vogël e këtyre shumave është arritur të arkëtohet përmes procedurave të përmbarimit”, thotë Leka.

Raporti thekson se kompania operon kryesisht në linjat Zvicër–Kosovë, duke u fokusuar në diasporën kosovare, ndërsa ka zgjeruar aktivitetin e saj në disa aeroporte evropiane me një model biznesi me çmime të ulëta dhe volum të lartë fluturimesh.

“Shumë pasagjerë nga Zvicra ka të ngjarë të jenë prekur nga kjo situatë, pasi Zvicra është një nga tregjet më të rëndësishme të kompanisë. GP Aviation synon kryesisht njerëzit me prejardhje nga Kosova, të cilët udhëtojnë rregullisht drejt vendlindjes. Kompania operon çdo ditë nga të tre aeroportet kryesore zvicerane – Cyrihu, Gjeneva dhe Bazeli – ndërsa gjatë sezonit veror edhe disa herë në ditë”.

NZZ ngre gjithashtu pikëpyetje mbi transparencën financiare të kompanisë dhe aftësinë e saj për të shlyer detyrimet, duke theksuar se pavarësisht operimeve aktive, një pjesë e konsiderueshme e borxheve dhe kërkesave ligjore mbetet e papaguar.

“Për shembull, mbetet e paqartë se si kompania synon t’i shlyejë borxhet. Fitimet në linjat që operon GP Aviation janë të vogla dhe kompania konsiderohet ndër operatorët më të lirë në treg. Në çmimet, që shpesh janë më pak se 100 franga për një drejtim, përfshihet gjithmonë edhe bagazhi”.

Në raportimin e saj për kompaninë ajrore GP Aviation, NZZ ka përfshirë edhe raportimin e VOX Kosovës, për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeroportet nga vjen mërgata e Kosovës me 2 milionë euro dhe lidhjet e Qeverisë së Albin Kurtin me aviokompanitë.

“Këtë verë kompania mori mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës. Në maj, pak pasi u arrestua themeluesi i GP Aviation, qeveria miratoi ndihma financiare për kompanitë ajrore që transportojnë diasporën kosovare”.

Po ashtu, në tekst theksohet edhe diçka që nuk është ditur më parë, krijimi i një linje nga Prishtina në Oslo, vendi ku jeton familja e Kryeministrit, Albin Kurti.

Prestigjiozja zvicerane shkruan se GP Aviation fluturon vetëm drejt qyteteve ku jetojnë shumë njerëz me prejardhje nga Kosova dhe se Norvegjia nuk bën pjesë në këtë kategori.

NZZ ka tentuar që të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit Kurti në lidhje me marrëdhëniet e tij me GP Aviation, por nuk i kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë