Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehemtaj: Asnjëherë tjetër s’ka pasur shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë

30/11/2024 - 20:14
në Kryesore, Lajme
A A
Mehemtaj: Asnjëherë tjetër s’ka pasur shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në dritën e një tjetër sulmi në veri [në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut], me – potencialisht – pasoja serioze në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës, gazetari Lirim Mehmetaj vuri theksin në mundësinë e artë që, pas një tjetër mbështetje serioze ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës ta shfrytëzojë atë që ai e quan “mundësi historike.”

Sipas Mehmetajt, nëse Qeveria dështon sërish të kapitalizojë momentin e krijuar, siç ai pretendon se ndodhi për rastin e Banjkës, kjo do të shtronte pyetje se kush mban përgjegjësinë e dështimit.

Postimi i plotë:
A do të shpërdorohet edhe ky rast si ai në Banjë?

Siç mund ta shihni, Gjermania, shteti kryesor në Bashkimin Evropian dhe shteti më i rëndësishëm në Evropë po deklaron përmes Michael Roth, se “nëse shteti serb qëndron pas sulmit në Zubin Potok, kjo shënon fundin e negociatave me BE-në”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë njoftuar publikisht se i kanë provat e mjaftueshme për të dëshmuar që ky sulm është sulm nga shteti i Serbisë.

Tash krejt çfarë duhet të bëhet është prezantimi i këtyre provave të pakontestueshme dhe të padebatueshme para institucioneve të BE-së dhe Serbia përfundimisht përjashtohet nga dialogu dhe rruga e saj evropiane.

Asnjëherë tjetër si kësaj radhe Kosova nuk e ka pasur këtë shans historik të fitores absolute në raport me Serbinë, prejse është shpallur pavarësia e Kosovës.

Nëse me rastin e Banjës nuk u arrit kurrfarë rezultati për ripozicionime në arenën ndërkombëtare, ky ngjan të jetë shansi i artë dhe vështirë i përsëritshëm.

Në pritje të Qeverisë së Kosovës për ta realizuar këtë mundësi historike.

E nëse nuk arrin ta kapitalizojë këtë moment siç nuk e kapitalizoi atë në Banjë? Çfarë atëherë? Kush i ka fajet atëherë?

JU REKOMANDOJMË

Gjykata në Prishtinë del me reagim pasi i la të lirë tre të dyshuarit që u kapën me 1 milion euro cash

Gjykata në Prishtinë del me reagim pasi i la të lirë tre të dyshuarit që u kapën me 1 milion euro cash
27/02/2026 - 22:16

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve që u kapen...

Më shumëDetails

Tahiri: Takimet e Kurtit me PDK-në dhe LDK-në ishin ‘spektakël politik’ që mund të vazhdojë edhe gjatë vikendit

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
27/02/2026 - 21:47

I ftuari i radhës në emisionon BlicInterview me Astrit Gashin, ishte Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të takimeve...

Më shumëDetails

“Dalje nga stagnimi?”: Rama e Vuçiq me editorial në FAZ, kërkojnë që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Evropian dhe Schengen

“Dalje nga stagnimi?”: Rama e Vuçiq me editorial në FAZ, kërkojnë që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Evropian dhe Schengen
27/02/2026 - 21:40

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka njoftuar për një editorial të përbashkët të shkruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Në editorialin e publikuar...

Më shumëDetails

Donald Trump reagon për Bill Clinton dhe dosjet Epstein

Trump kritikon revistën “TIME” për foton e tij “më të keqe të të gjitha kohërave”
27/02/2026 - 21:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është pyetur nga gazetarët për Bill Clinton, i cili po përballet me pyetje nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së...

Më shumëDetails

Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes KFOR’it dhe Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes KFOR’it dhe Kosovës
27/02/2026 - 21:31

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, e ka cilësuar si ‘’të shkëlqyer’’ takimin me ambasadorin e Kosovës  Agron Bajrami. Whitaker, ka shkruar se me Bajramin,...

Më shumëDetails

Presidenti i ri ‘‘kryefjala’’ e momentit – Kurti e Osmani shfaqen bashkë në ‘‘Bondsteel’’ – fotografia e tregon më së miri disponimin

Presidenti i ri ‘‘kryefjala’’ e momentit – Kurti e Osmani shfaqen bashkë në ‘‘Bondsteel’’ – fotografia e tregon më së miri disponimin
27/02/2026 - 21:26

Të mërkurën e ardhshme vendi duhet të ketë presidentin e ri, përndryshe qytetarët do të shohin edhe një palë zgjedhje të reja. Ani pse kanë mbetur pak ditë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edon Zhegrova nominohet për t’u bërë pjesë e ekipit të vitit në “EA FC”, ja ku mund ta votoni

    Transferim i befasishëm, Zhegrova po kërkohet me ngulm nga gjiganti i Premier Ligës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Raportimi për skandalin me mjek ilegal | Klinika Amerikane humbet rastin ndaj Veriu.info në KMShK

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë