Lirim Mehmetaj pretendon se zyrtarja policore po siguron fizikisht Dejona Mihailin jashtë kompetencave
Një postim i bërë nga Lirim Mehmetaj në rrjete sociale ka ngritur akuza lidhur me angazhimin e zyrtares së Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Marigona Beadini.
Sipas Mehmetajt, Beadini “është caktuar jashtë çdo rregulli për t’u kujdesur për sigurinë fizike të Dejona Mihailit”, duke e cilësuar këtë si trajtim të veçantë dhe të pajustifikuar për Mihailin. Ai pretendon se në këtë mënyrë, Mihaili po shfrytëzon një resurs shtetëror për nevoja personale.
Mehmetaj po ashtu thotë se Inspektorati Policor i Kosovës “e ka vërtetuar rastin dhe e ka konstatuar shkeljen, por nuk po merr masa”. Ai e cilëson këtë si shembull të mungesës së llogaridhënies institucionale.
Asnjëra nga palët e përmendura nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve deri në momentin e publikimit të këtij lajmi. Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
Postimi:
Edhe une dua nje police private si Dejona…
Ne foto eshte Dejona Mihaili dhe Marigona Beadini, police e Njesise Speciale Operative te Policise se Kosoves.
Beadini, jashte cdo rregulli, eshte caktuar per t’u kujdesur per sigurine fizike te Dejona Mihailit.
Pra, Dejona ka polic privat. Ne, populli ia japim rrogen, a kete e shfrytezon Dejona.
Dejona eshte mbi ne, mbi popullin. Dejona s’eshte zyrtare shteti qe ta kete policine e saj, por ja qe e ka.
E dhimbshmja a e dini ku eshte. Inspektorati Policore i Kosoves e ka vertetuar kete rast, e ka konstatuar shkeljen, po nuk guxon te ndermarre masa.
Ehh, ky po qe eshte shtet i kapur.
P.S
Dejona, mos u tut.














