Gazetari Lirim Mehmetaj i ka bërë një analizë mënyrës që, në këndvështrimin e tij, operon Kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një politikan të udhëhequr vetëm dhe ekskluzivisht nga frika.Mehmetaj shkruan se Kurti aktualisht gjendet në një situatë bllokade politike sa i përket çështjes së rizgjdhjes potenciale të Vjosa Osmanit Presidente.
Sipas Mehmetajt, për të kuptuar veprimet e Kurtit, mjafton të analizohet baza e tij emocionale. “Secili njeri, përfshirë Albin Kurtin, është lehtësisht i shpjegueshëm nëse ia gjen themelin mbi të cilin operon,” shkruan ai, duke shtuar se “Albin Kurti është tuc i madh, prandaj, sa herë dëshiron ta shpjegosh cila është lëvizja e tij, veç duhet të mendosh se çka do të bënte një person i frikësuar në atë situatë.”Në qendër të këtij mosveprimi, ai vendos raportin dhe fuqinë politike të Presidentes Osmani. Mehmetaj argumenton se kryeministri është “bllokuar krejtësisht” për shkak të një dileme të dyfishtë që i shkakton atij pasiguri.
“Ai ka frikë ta lërë akoma presidente, sepse i frikësohet fuqisë së saj e veçanërisht prezencës në arenën ndërkombëtare e faktit që për ndërkombëtarët ajo është adresa. Në anën tjetër, nëse nuk e kandidon, ai ka frikë që do t’i përgjysmohet mbështetja sepse ditët e fundit e ka parë që Osmani qenka më e fuqishëm se që ky ka besuar,” thekson ai.Për shkak të këtij udhëkryqi, gazetari Mehmtaj vlerëson se Kurti nuk ka një plan të qartë ngase “baza e operimit të tij është frika e më pas merr vendim i frikësuar”. “Prandaj Albin Kurti as s’e ka idenë aktualisht se çfarë do të bëjë nesër. Ka mbetur duke analizuar emocionet e njerëzve karshi tij sikur ata mashtruesit në Wall Street që matin vlerën e aksioneve në stock market,” shprehet Mehmetaj.
Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të...
Më shumëDetails











