Lideri i Partisë Demokratike të Kosvës Memeli Krasniqi ka thënë se nesër do të shkojnë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Krasniqi ka thënë se pret reflektim dhe nga VV-ja, nga kryeneqësia e së cilës është krijuar dhe kjo bllokadë në Kuvendin e Kosovës.
“Qendrimi ynë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje me ofru kompromise, për të dal nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem tek preisdetja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneqësisë politike të VV-së“, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/