Ish deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se edhe në këto zgjedhje do të rikandidoj, por kësaj radhe me numër 16, për dallim nga të gjitha garat tjera që i kishte fituar me numër 100.
Ai thotë se misionin për një PDK më të fuqishme, më të bashkuar dhe më afër qytetarëve nuk do ta ndaloj asnjëherë, edhe nëse mbetet i vetëm.
Postimi i Mërgim Lushtaku:
Këtë herë me numër 16, si përherë PDK.
Pavarësisht gjithçkaje, nuk do të rrij anash. Do të vazhdoj t’i përfaqësoj kërkesat dhe shqetësimet e juaja me përgjegjësi dhe besnikëri.
Propaganda e vazhdueshme nga kundërshtarët e jashtëm, sulmet dhe linçimet nuk kanë arritur asnjëherë të më zmbrapsin. Përkundrazi, më kanë bërë më të fortë.
Misionin për një PDK më të fuqishme, më të bashkuar dhe më afër qytetarëve nuk do ta ndaloj asnjëherë, edhe nëse mbetem i vetëm.
E di dhe e ndiej përkrahjen e madhe të elektoratit besnik të PDK-së.
Nuk është koha të ndalemi!
E kaluara duhet të na shërbej si mësim, e jo si pengesë për bashkim. Andaj, le ta vazhdojmë rrugëtimin së bashku, me guxim, sinqeritet dhe besim.
I bëj thirrje secilit që e do Kosovën, të bashkohemi e të punojmë shumë, kësaj here më shumë se kurrë.
Unë, si çdo herë, do të jem i thjeshtë, i afërt dhe plotësisht në shërbimin tuaj.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, besimin dhe respektin që ma keni dhënë ndër vite.
Mbi të gjitha, e falënderoj Zotin që më dha mundësinë të jem zëri juaj. ❤️














