Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili mban numrin 100 në këto zgjedhje ka bërë homazhe bashkë me zyrtarë të partisë, sot në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Masakrës e Reçakut, e njohur edhe botërisht si gjenocid, u shndërrua në kthesë historike e cila më pas nxiti shpresë për miliona shqiptarë të tjerë për liri e pavarësi, sepse ishte një thirrje e fuqishme për ndërhyrje ndaj mizorisë serbe”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Sa herë përmendet Reçaku, e kujtojmë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999.
Masakra e Reçakut, e njohur edhe botërisht si gjenocid, u shndërrua në kthesë historike e cila më pas nxiti shpresë për miliona shqiptarë të tjerë për liri e pavarësi, sepse ishte një thirrje e fuqishme për ndërhyrje ndaj mizorisë serbe.
Përherë në kujtesën tonë kombëtare!
Lavdi!