Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon

16/07/2026 - 16:19
në Lajme
A A
Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare të enjten, i akuzuari Remzi Hajzeraj ka pranuar fajësinë për akuzën se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por, Gjykata refuzoi pranimin e fajësisë, me arsyetimin se nuk është në përputhje me dispozitat ligjore.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Avni Namani, i akuzuari Hajzeraj deklaroi se e pranon fajësinë dhe shprehu keqardhje për veprimet e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Zoti gjyqtar, unë e pranoj fajësinë edhe kërkoj falje”, deklaroi i akuzuari Remzi Hajzeraj.

Mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Kosovare Kelmendi e mbështeti pranimin e fajesisë nga i akuzuari Hajzeraj, duke deklaruar se është e bindur që klienti i saj me keqardhje dhe pendesë e pranon veprën penale për të cilën akuzohet.

Edhe prokurori Namani u pajtua me pranimin e fajësisë, duke thenë se është bërë me vullnet të plotë dhe se aktakuza është ngritur mbi bazën e fakteve dhe provave me të cilat vërtetohet se i pandehuri ka kryer veprën.

Mirëpo, gjykatësi i rastit, Driton Berisha momri vendim me të cilin refuzoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, me arsyetimin se nuk është bërë në përputhje me dispozitat ligjore.

“Refuzohet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit, meqenëse Gjykata vlerëson se ky pranim i fajësisë nuk është në përputhje me dispozitat ligjore, në veçanti sa i përket mbështetjes me prova të cilat janë bashkëngjitur kësaj aktakuze dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me shqyrtim të rregullt të kësaj çështjeje penale”, tha Berisha.

Gjyqtari njoftoi mbrojtjen se në afat prej 30 ditësh ka mundësi me paraqesë kërkesë për hudhje të akuzës dhe kundërshtimin e provave.

Në anën tjetër, avokatja Kelmendi deklaroi se e shfrytëzon të drejtën ligjore që të heq dorë nga ushtrimi i kërkesës për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me qëllim që të kalohet direkt në fazat e tjera.

Avokatja i propozoi gjykatësit të rastit që klientit të saj t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, duke shtuar se ai ka treguar respektim të plotë të masës dhe ka adresë të rregullt banimi në Pejë, ndërsa pasaporta e tij mund të mbetet e konfiskuar si garanci.

Lidhur me propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, prokurori Namani tha se kjo çështje mbetet në vlerësimin e gjykatës.

Pas kësaj, gjyqtari Berisha mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin për ndërprerjen e arrestit shtëpiak, duke konstatuar se i akuzuari Remzi Hajzeraj tani e tutje do të vazhdojë të mbrohet në liri gjatë rrjedhës së mëtejshme të procesit.

Ndryshe, i dëmtuari – ministri Sveçla, nuk ishte i pranishëm në seancën e shqyrtimit fillestar, megjithëse ishte ftuar në mënyrë të rregullt përmes ftesës fizike dhe postës elektronike. Ai e kishte njoftuar Gjykatën se mungesa e tij erdhi si pasojë e angazhimeve të tjera zyrtare.

Kujtojmë se më 8 korrik 2026, Policia njoftoi për arrestimin e të pandehurit për kanosjen e ministrit Sveçla më 9 nëntor 2025.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 korrik 2026 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Remzi Hajzeraj- me banim në Amerikë, akuzohet se më 9 nëntor 2025 në Prishtinë, në lidhje me detyrën zyrtare të palës së dëmtuar- Xhelal Sveçla në pozitën e Ministrit i Punëve të Brendshme, për shkak të veprimeve të tij zyrtare si ministër më 9 nëntor 2025, duke bërë deklarata, komunikime dhe biseda me qytetarë në rugë, për të cilat veprime bëhet publik një video-incizim, i akuzuari pasi që e sheh në rrjete sociale videon publike të Sveçlës, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e ka kanosur seriozisht atë.

Aktakuza thotë se nga Messengeri i Facebook-ut, i ka dërguar mesazh ministrit me këto fjalë: “A qen bir qeni. Komunista te mu***, kancer i kosovës jeni ju. Mir qe sta paska q* nonen grusht me të knock you out. A e din o qen ministër se ste bajn pun 10 rojet me arm jo. Kanuni funksionon hala“, me çka të dëmtuarit i shkakton ndjenjën e frikë.

Me këtë, i akuzuari Remzi Hajzeraj akuzohet se e ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.3 lidhur me par.2 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Një grua gjendet e pajetë brenda banesës së saj në Mitrovicë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
16/07/2026 - 16:08

Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut, raporton Veriu.info. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi...

Më shumëDetails

Ymeri: Albin Kurti mund t’i formojë sot Kuvendin dhe Qeverinë, por po i shtyn proceset për zgjedhje në dhjetor

Ymeri: Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat e broçkullat
16/07/2026 - 15:23

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit qëllimisht procesin e konstituimit të institucioneve,...

Më shumëDetails

“Ministër qiti rezultatet”, Qumështorja Vita: Kanë kaluar dy javë, Ministria dhe AUV ende nuk kanë publikuar rezultatet e analizave të mostrave

“Ministër qiti rezultatet”, Qumështorja Vita: Kanë kaluar dy javë, Ministria dhe AUV ende nuk kanë publikuar rezultatet e analizave të mostrave
16/07/2026 - 15:22

Qumështorja Vita ka reaguar sërish duke kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikimin e menjëhershëm të rezultateve të analizave të mostrave të qumështit,...

Më shumëDetails

Mbi 50 deputetë opozitarë në Serbi kërkojnë shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për Kosovën

Mbi 50 deputetë opozitarë në Serbi kërkojnë shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për Kosovën
16/07/2026 - 15:20

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi të enjten se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb për shkarkimin e ministres...

Më shumëDetails

Publikohen rezultatet për drejtor të AKP’së, asamblistja e LVV’së me më së shumti pikë

Publikohen rezultatet për drejtor të AKP’së, asamblistja e LVV’së me më së shumti pikë
16/07/2026 - 15:10

Procesi i vlerësimit të kandidatëve për kryeshef ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit është drejt fundit. Në një dokument të publikuar nga AKP’ja, vërehet se e para në...

Më shumëDetails

“Të neveritshme”, Britania dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë

“Të neveritshme”, Britania dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë
16/07/2026 - 15:08

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovës. Në një reagim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë