Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian është ndjeshëm i dobësuar dhe “me shumë gjasë nuk do t’i rikthehet më forcës që kishte dikur”.
Komentet i bëri gjatë një interviste për transmetuesin gjerman Welt, në samitin e G7-ës në Kanada.
Sipas tij, e ardhmja e Iranit mbetet e pasigurt, sidomos në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit me Izraelin.
“Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet,” u shpreh Merz, citon SkyNews.
Ai theksoi gjithashtu se oferta për ndihmë diplomatike nga vendet evropiane mbetet e vlefshme, në rast se rifillojnë bisedimet.
“Nëse krijohet një situatë e re, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë sërish të gatshme të ofrojnë ndërmjetësim diplomatik, ashtu siç kanë qenë deri të enjten e kaluar,” shtoi kancelari.