Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mësimdhënësit i marrin mjetet që u takojnë nga kontrata kolektive, komunat dëmtohen deri në 70 milionë euro

09/06/2024 - 13:02
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Mësimdhënësit i marrin mjetet që u takojnë nga kontrata kolektive, komunat dëmtohen deri në 70 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mësimdhënësit në Kosovë kanë arritur t’i marrin mjetet e tyre që u takojnë përmes kontratës kolektive, ndërsa dëmi për komunat llogaritet të jetë dhjetëra milionësh.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), kanë thënë për Ekonomia Online se mësimdhënësit kanë filluar t’i marrin mjetet, ndërsa nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, këtë vendim e quajnë të “dëmshëm për komunat”.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Ekonomia Online se fajtor për këtë vendim është niveli qendror, ndërsa ndjen keqardhje për komunat që duhet t’i paguajnë këto mjete.

“Duke e parë që komunat që fatkeqësisht iu bie barra dhe që fatkeqësisht niveli qendror nuk iu ndihmoi për të realizuar obligimet që i kanë me kontratë, atyre iu ka ra barra në buxhetet e tyre por kolegët e mi, punëtorët e çerdhes dhe të arsimit parauniversitar e t[ë universiteteve, të drejtat që iu siguru kontrata kolektive i kanë arrit përmes gjykatave dhe dua të them me plotë përgjegjësi që çdo lëndë deri tani që ka shkuar në Gjykatë, kanë sjellë vendim pozitiv për anëtarët tanë dhe ata i kanë marrë, qoftë shujtat, qoftë tri pagat me rastin e pensionimit, qoftë pagat jubileare. Tash është një risi. Kanë filluar gjykatat të vendosin për dallimin ndërmjet ngritjes profesionale që iu është dhënë dikur por që nuk iu ishte dhënë pjesa tjetër, ngase vendimi dhe kontrata thotë se është me përqindje dhe bazohet në pagën ekzistuese”, ka thënë Jasharaj.

Krahas marrjes së tri paga me rastin e pensionimit, Jasharaj ka thënë se mësimdhënësit po i marrin mjetet edhe për ndryshimet për ngritje profesionale.

“Këta (mësimdhënësit) kanë kërkuar përmes avokatëve që ndryshimi për ngritje profesionale të jetë i bazuar në pagën e fundit dhe janë duke i realizuar, që është goxha është një kosto dhe po ju kushton komunave. Ne po ndihemi po ndihemi shumë keq së bashku me komunat, ne me komunat kemi mirëkuptimin e plotë dhe fatkeqësisht po themi se niveli qendror po i dënon komunat sepse ato para ishte dashtë t’ua jap me kohë në mënyrë që komunat t’i realizonin sepse i kanë punëtorë të tyre”, ka thënë tutje Jasharaj.

Por, nga Asociacionit i Komunave të Kosovës thonë se miliona euro do të mirren nga investimet kapitale të komunave. Andaj, drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka bërë apel tek institucionet që këto mjete të mos i paguajnë komunat.

“Komunat këtë vit por edhe viteve të kaluara, janë dëmtuar me dhjetëra miliona euro. Asociacioni i Komunave i Kosovës që nga fillimi kur janë nënshkruar kontratat kolektive ka kërkuar Qeveria që ta marrë barrën financiare sepse nënshkruesit e kontratave kolektive është niveli qendror dhe jo komunat, dhe komunat janë duke humbur me dhjetëra miliona euro por këto miliona po merren nga vijat buxhetore në shumicën absolute të rasteve për investime kapitale dhe qytetarët e komunave të Kosovës nuk po mund t’i gëzojnë këto të mira sepse po merren për kontrata kolektive”, ka thënë Ibrahimi.

Që nga vendimi i vitit 2022, kur Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi në favor të mësimdhënësve, dëmi i shkaktuar ndaj komunave është 35 milionë euro, ndërsa shifra në total që pritet t’i mirren komunave mund të shkojë deri në 70 milionë euro.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës në asnjë rast nuk ka qenë dhe nuk është kundër kontratave kolektive por është kundër marrjes së mjeteve financiare nga komunat sepse komunat nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive. Komunat e Kosovës kanë kërkuar edhe përmes Gjykata që këto mjete tu kthehen në buxhetet e tyre sepse niveli qendror është nënshkrues i kontratave kolektive. Deri në vitin 2022 kur komunat kanë kërkuar përmes Gjykatës Themelore të Prishtinës që të rimbursohen, dëmi financiar ka qenë rreth 35 milionë euro, pra para dy viteve. Tani, janë edhe me dhjetëra miliona euro dhe po besojmë që në total shifra e cila do t’i merren komunave, do të jetë mbi 70 milionë euro”, u shpreh Ibrahimi.

JU REKOMANDOJMË

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend

05/07/2025 - 22:56
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

05/07/2025 - 22:43
Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural
Lajme

Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural

05/07/2025 - 22:37
Elon Musk krijon partinë e tij – “Partia Amerikane”
Lajme

Elon Musk krijon partinë e tij – “Partia Amerikane”

05/07/2025 - 22:28
“Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend
Lajme

“Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

05/07/2025 - 22:26
Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael
Lajme

Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

05/07/2025 - 22:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë