Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas njoftimit, aktakuza ndaj Faton Klinakut dhe N.S., për veprën penale “Kanosja”, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe vetë Klinaku, i cili tha se për këtë çështje është informuar vetëm nga mediat.
Në një postim në ‘Facebook’, Klinaku ka deklaruar se pret që Kurti të paraqitet në gjykatë si dëshmitar.
“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar Klinaku.