Michael Olise ka lënë për pak kohë anash angazhimet në futboll dhe po shijon pushimet pas një sezoni të ngarkuar.
Sulmuesi anësor i Bayern Munichut është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke u relaksuar në një jaht luksoz në ishujt Turks dhe Caicos, territor britanik përtej detit në Karaibe.
Në pamjet e publikuara, Olise duket në humor të mirë, duke qeshur, kërcyer dhe duke shijuar atmosferën gjatë pushimeve të tij. Futbollisti francez shfaqet i rrethuar nga një grup femrash.
Një nga postimet që shpërndau videon shoqërohej me përshkrimin: “Michael Olise duke e shfrytëzuar sa më shumë pushimin e tij”.













