Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: Qeveria po shkel Kushtetutën me ligje që rrezikojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve

15/12/2024 - 08:56
në Kryesore, Lajme
A A
Miftaraj: IKD njofton se do t’iu ofrojë ndihmë juridike falas minatorëve grevistë të suspenduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kritikuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, duke theksuar se Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese kanë vlerësuar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kufizon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Këhtu u shpreh Miftaraj në një intervistë dhënë për Expose.

“Nuk është vetëm që Gjykata Kushtetues e ka trajtu këtë, Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, është edhe Komisioni i Venecias i cili dy herë e ka trajtu të njëjtin ligj dhe në të dy rastet, së paku në rastin e parë kishte gjetur që Ligji në tërësinë e tij jo vetëm që ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës por edhe kufizonte liritë dhe të drejtat e personave të cilët mund të jenë subjekt i këtij ligji. Për më tepër, mekanizmat të cilët do t’a zbatonin këtë ligj ishte nënkutuar se në bazë të ligjit të jenë të politizuara dhe kështu nuk garantonin një institucion me integritet. Nuk duhet harruar fakti që përveç Gjykatës Kushteteuse kishte kritika edhe nga partnerët ndërkombëtarë nga shoqëria civile”, tha Miftaraj.Miftaraj tutje tha se, IKD ka bërë dy herë analizën e draft-ligjeve ku rezultoi që ka shkelje të mëdha ligjore e kushtetuese.

“Si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi bërë dy herë analizën e draft-ligjeve dhe fatkeqësisht mund të them që draft-ligji i parë i cili ishte konstatuar nga Komisioni i Venecias që i cënon liritë dhe të drejtat e njeriut, ne kishim gjetur që afërsisht 90% e ligjeve ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet bazë të sundimit të ligjit, me parimet bazë që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Edhe reagime kemi patur nga partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët kishin shprehur brengat se ‘nëse një ligj i tillë do të miratohej në atë mënyrë nuk do të garantonte parimet e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë por edhe do të cënonte të drejtat dhe liritë e njeriut’”, tha Miftaraj.Miftarja për “Expose” thotë se krejt këto ligje po bëhen për qëllime të caktuara nga partia në pushtet.

Madje, Miftaraj tha se sipas një analize të Institutit të Kosovës për Drejtësi, gjatë vitit të kaluar, kjo qeveri është përballur me numrin më të madh të ligjeve të dërguara në Gjykatën Kushtetuese që nga shpallja e Pavarësisë, duke pasur gjithashtu rekord në rrëzimin e ligjeve nga ky institucion.“Instituti i Kosovës për Drejtësi vitin e kaluar në kuadër të ‘Javës kundër-Korrupsion’ kishte bërë një analizë lidhur me numrin e ligjeve që ishin dërguar në Gjykatën kushtetuese prej Spalljes së Pavarësisë e deri në fund të vitit 2023. Në bazë të kësaj analize del që kjo është Qeveria e cila është përballuar me më së shumti ligje të dërguara në Gjykatën kushtetuese ose është Qeveria të cilës i ishin rrëzuar më së shumti ligje nga Gjykata Kushtetuese”, tha Miftaraj.

JU REKOMANDOJMË

LDK dënon sulmet në veri: Koordinimi me miqtë ndërkombëtarë është jetik
Lajme

Abidixhiku: VV’së i duhet reformë e thellë, diçka s’është në rregull me ta kur s’gjen zgjidhje me 48 deputetë

12/06/2025 - 12:14
Nëna e Getoar Selimit është njëra prej tri zyrtareve të arrestuara për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës
Kryesore

Nëna e Getoar Selimit është njëra prej tri zyrtareve të arrestuara për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës

12/06/2025 - 12:10
“Diskriminimi më i egër institucional”, Krasniqi: Për komunat që udhëhiqen nga VV, Qeveria ndau më shumë se gjysmën e buxhetit
Kryesore

Krasniqi: Ky përvjetor i çlirimit të Kosovës të jetë i fundit që e shënojmë pa ish-krerët e UÇK-së

12/06/2025 - 12:06
Haradinaj në takim me drejtorin për Evropë dhe NATO në Pentagon: Argumentova nevojën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Lajme

Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë

12/06/2025 - 11:36
Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

12/06/2025 - 11:16
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Koci godet shtetin për mosveprim ndaj arrestimeve të shqiptarëve në Serbi: Të ndalet bashkëpunimi

12/06/2025 - 11:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Paralajmëron shefi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë: Rusia është e vendosur të testojë vendosmërinë e NATO-s

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja penale e pronarit të restorantit që akuzohet për grabitjen në Suharekë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Konflikti mes Sekiraqëve dhe Capave, publikohet dosja e të arrestuarit të fundit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë