Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: Qeveria po shkel Kushtetutën me ligje që rrezikojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve

15/12/2024 - 08:56
në Kryesore, Lajme
A A
Miftaraj: IKD njofton se do t’iu ofrojë ndihmë juridike falas minatorëve grevistë të suspenduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kritikuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, duke theksuar se Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese kanë vlerësuar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kufizon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Këhtu u shpreh Miftaraj në një intervistë dhënë për Expose.

“Nuk është vetëm që Gjykata Kushtetues e ka trajtu këtë, Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, është edhe Komisioni i Venecias i cili dy herë e ka trajtu të njëjtin ligj dhe në të dy rastet, së paku në rastin e parë kishte gjetur që Ligji në tërësinë e tij jo vetëm që ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës por edhe kufizonte liritë dhe të drejtat e personave të cilët mund të jenë subjekt i këtij ligji. Për më tepër, mekanizmat të cilët do t’a zbatonin këtë ligj ishte nënkutuar se në bazë të ligjit të jenë të politizuara dhe kështu nuk garantonin një institucion me integritet. Nuk duhet harruar fakti që përveç Gjykatës Kushteteuse kishte kritika edhe nga partnerët ndërkombëtarë nga shoqëria civile”, tha Miftaraj.Miftaraj tutje tha se, IKD ka bërë dy herë analizën e draft-ligjeve ku rezultoi që ka shkelje të mëdha ligjore e kushtetuese.

“Si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi bërë dy herë analizën e draft-ligjeve dhe fatkeqësisht mund të them që draft-ligji i parë i cili ishte konstatuar nga Komisioni i Venecias që i cënon liritë dhe të drejtat e njeriut, ne kishim gjetur që afërsisht 90% e ligjeve ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet bazë të sundimit të ligjit, me parimet bazë që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Edhe reagime kemi patur nga partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët kishin shprehur brengat se ‘nëse një ligj i tillë do të miratohej në atë mënyrë nuk do të garantonte parimet e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë por edhe do të cënonte të drejtat dhe liritë e njeriut’”, tha Miftaraj.Miftarja për “Expose” thotë se krejt këto ligje po bëhen për qëllime të caktuara nga partia në pushtet.

Madje, Miftaraj tha se sipas një analize të Institutit të Kosovës për Drejtësi, gjatë vitit të kaluar, kjo qeveri është përballur me numrin më të madh të ligjeve të dërguara në Gjykatën Kushtetuese që nga shpallja e Pavarësisë, duke pasur gjithashtu rekord në rrëzimin e ligjeve nga ky institucion.“Instituti i Kosovës për Drejtësi vitin e kaluar në kuadër të ‘Javës kundër-Korrupsion’ kishte bërë një analizë lidhur me numrin e ligjeve që ishin dërguar në Gjykatën kushtetuese prej Spalljes së Pavarësisë e deri në fund të vitit 2023. Në bazë të kësaj analize del që kjo është Qeveria e cila është përballuar me më së shumti ligje të dërguara në Gjykatën kushtetuese ose është Qeveria të cilës i ishin rrëzuar më së shumti ligje nga Gjykata Kushtetuese”, tha Miftaraj.

JU REKOMANDOJMË

Partia Socialiste: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do ta paguajë, Shqipëria s’kthehet prapa

Partia Socialiste: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do ta paguajë, Shqipëria s’kthehet prapa
15/10/2026 - 17:17

Partia Socialiste ka shpërndarë disa pamje nga protesta e dhunshme në Tiranë, duke dhënë mesazhin se ata që janë përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi. “Përgjegjësia para...

Më shumëDetails

Kur pritet ta dekretojë Shiroka-Pula Ligjin për Specialen? Deklarohen nga Presidenca

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
15/10/2026 - 17:05

Kuvendi i Kosovës ia ka dërguar sot Presidencës Ligjin për Dhomat e Specializuara. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka deklaruar se presidentja Justina Shiroka-Pula do të...

Më shumëDetails

Rama paralajmëroi rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare, Gashani e cilëson ‘‘dramacitet’’ e ‘‘alarm pa bazë’’

Rama paralajmëroi rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare, Gashani e cilëson ‘‘dramacitet’’ e ‘‘alarm pa bazë’’
15/10/2026 - 16:46

Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova është në prag të “humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030”, i cili duke cituar një letër të Komitetit të...

Më shumëDetails

Protestuesit e goditën me gur në kokë, në gjendje të rëndë komandanti i forcave të rendit në Shkodër

Protestuesit e goditën me gur në kokë, në gjendje të rëndë komandanti i forcave të rendit në Shkodër
15/10/2026 - 16:10

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!
15/10/2026 - 15:44

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprime për verifikimin e çdo burimi të raportit të Dick Martyt në Këshillin e...

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë– Eurodeputetja Ilaria Salis: Po nxitet një kryengritje popullore që mund të shënojë një pikë kthese për vendin

Protestat në Tiranë– Eurodeputetja Ilaria Salis: Po nxitet një kryengritje popullore që mund të shënojë një pikë kthese për vendin
15/10/2026 - 15:43

Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar për revoltën studentore në Shqipëri, që ka hyrë në ditën e tretë, duke theksuar se ata kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë