Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: VV s’ka interes për formimin e qeverisë së re – ka vullnet që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

15/10/2025 - 15:36
në Lajme
A A
Miftaraj: VV s’ka interes për formimin e qeverisë së re – ka vullnet që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), thotë se e rëndësishme do të ishte që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje që nga dita e parë për të arritur një marrëveshje politike me partitë tjera për formimin e qeverisë, raporton GazetaBlic.

Miftaraj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se kanë kaluar 4-5 ditë që kur Kurti mori mandatin për formimin e qeverisë, por thekson se nuk po shohim as përpjekjen më të vogël për ta bërë këtë.

Ai thekson se si duket nuk ka interes për ta formuar qeverinë.

“E rëndësishme do të ishte që të kemi në rradhë të parë një parti politike si LVV që tani e mori mandatin për të formuar qeverinë që të bënte përpjekje nga dita e parë për të arritur një marrëveshje politike qoftë me PDK, LDK, AAK apo partitë tjera për të pasur numrat për të formuar qeverinë. Kur kanë kaluar 4-5 ditë që e kanë marrë këtë mandat dhe e shohim që nuk ka as përpjekjen më të vogël për ta bërë këtë, të jep përshtypjen që si duket nuk ka interes në një farë mënyrë për të pasur numrat për të formuar qeverinë”, tha ai.

Ndër të tjera ai shton se në bazë të deklaratave që po shohim nga LVV apo partnerët e saj, ku thonë se është e rëndësishme që të shkohet në zgjedhje, në njëfarë mënyre është si një parapërgatitje që ose nuk ka vota ose nuk ka vullnet për të formuar qeverinë.

Ai shton se sipas gjitha gjasave vullneti më i madh është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme menjëherë pas ballotazhit në zgjedhjet komunale.

“Për më teper në bazë të deklaratave që po shohim, qoftë nga LVV apo partnerët e saj sic është Alternativa Mimoza Kusari, ku sipas saj e rëndësishme është që të shkohet në zgjedhje, në njëfarë mënyrë është si një parapërgatitje që ose nuk ka vota ose nuk ka vullnet për të formuar qeverinë dhe sipas gjitha gjasave vullneti më i madh është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme menjëherë pas ballotazhit në zgjedhjet komunale”, u shpreh ai.

Miftaraj thotë se në rast se LVV nuk ka vullnet që ta formoj qeverinë dhe nuk ka ndonjë marrëveshje politike me akterëve politik, atëherë sic thotë ai e vetmja alternativë mbetet që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ajo cka mund të themi është se në 8-9 muajt e fundit është që as LVV por as partitë tjera nuk kanë mundur ta arrijnë një konsensues politik për ta formuar një koalicion i cili do të ndikonte në formimin e qeverisë. Nëse LVV nuk ka vullnet dhe nuk mundet ta formoj qeverinë, e kemi parë që LDK ka qenë e cimentuar që nuk do koalicion as me LVV as me PDK apo as me dikë tjeter, kështu që kur shihet qartazi që nuk ka një marrëveshje politike mes akterëve politik, atëherë si duket e vetmja alternativë po mbetet që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Tutje ai shton se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta formoj qeverinë dhe vendos që në ditën e 15 ti tregoj Presidentes që nuk i ka votat, atëherë Presidentja mund ta thërras partinë e dytë për të formuar qeverinë, në këtë  rast Partinë Demokratike të Kosovës.

E në rast se as partia e dytë nuk i ka votat e mjaftueshme, Miftaraj thotë se Presidentja brenda dy ditëve mund të caktoj afatin për zgjedhje, ku sipas tij mund të jetë fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit të këtij viti.

“Nëse LVV nuk arrin ta formoj qeverinë dhe vendos që në ditën e 15 ti tregoj presidentës që nuk i ka votat nuk i ka numrat, atëherë i bie që deri me 26 mund ta shfytëzoj afatin e vet LVV. Nëse presidentja pastaj vendos ta thërras partinë e dytë, për PDK për të formuar qeverinë, e njejta i ka edhe 15 ditë, tash varësisht nëse PDK e shftytëzon 15, ose thotë me ditën e parë me 27, 28, që nuk i ka votat dhe dëshirojmë me shku në zgjedhje, atëherë mund të themi që presidentja brenda 2 ditëve mund të caktoj afatin për zgjedhje, që mund të jetë potencialisht fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit të këtij viti”, përfundoi Miftaraj.

JU REKOMANDOJMË

Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati
Kryesore

Votat e qendrës komunale për Vushtrri: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

16/10/2025 - 18:19
Ali Ahmeti: Dëshmia e Rubin dhe tjerëve do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UÇK-së në shesh!
Lajme

Protesta në Tiranë për krerët e UÇK’së, Ali Ahmeti: Çështje kohësh kur do të organizohet edhe në Shkup

16/10/2025 - 17:49
Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri
Kryesore

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

16/10/2025 - 17:31
Kosova vazhdon të mbesë prapa, KE lëshon fondet e reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Malin e Zi e RMV-në
Ekonomi

Kosova vazhdon të mbesë prapa, KE lëshon fondet e reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Malin e Zi e RMV-në

16/10/2025 - 17:12
Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
Lajme

Protesta “Unë jam UÇK”, Gruda: Tirana nesër është zëri i të gjithë shqiptarëve

16/10/2025 - 16:59
Memli Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë
Lajme

Memli Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë

16/10/2025 - 16:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    301 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Kjo është diferenca mes PDK-së dhe LVV-së

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Numërohen rreth 54% të votave për asamble në Prishtinë, këto janë top 5-shet e LDK-PDK-LVV

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Top 5-shja e PDK-së në Vushtrri, shumë më e votuar për asamble, se ajo e LVV-së

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kaq vota morrën 4 kryetarët e komunave në veriun e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë