Me ardhjen si drejtor sportiv i AC Milan, Igli Tare, duket se i ka vetës një detyrë, ta sjell në “San Siro” kapitenin e Zvicrës dhe aktualisht futbollistin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka.
Xhaka është Brenda objektivave të Tarës,, bashkë edhe me disa futbollistë të tjerë duke synuar që të bëjë revolucion në mesfushë.
Kjo lëvizje e “kuqezinjve” vie pas largimit të asetit të quajtur Tijani Reijnders, i cili shkoj në Manchester City.
Madje siç raporton Calciomercatoweb, “Xhakaboom” është ndër më të dëshiruarit në këtë afat kalimtar.
Thuhet se AC Milan, e ka marrë pëlqimin e vetë lojtarit, i cili është i gatshëm të transferohet në “San Siro”.
Mediat italiane raportojnë se kjo ka ndodhur gjatë njërit prej kontakteve të fundit me përfaqësuesit e tij, me të cilët bisedimet po vazhdojnë.
Tani, mbetet vetëm të arrihet një marrëveshje me Bayer Leverkusenin.
Në këtë drejtim, “Rossonerët” e kanë një kartë të forte për ta luajtur në tavolinë.
“Farmaceutikët” gjermanë, janë të interesuar për mbrojtësin e Milanit, Malick Thiaw.
Një ulje e çmimit të tij mund të shërbejë si një lëshim për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës.
Në ditët në vazhdim, mund të ketë edhe zhvillime tjera të rëndësishme në këtë aspekt.