Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Minatorët e Trepçës dy muaj pa paga: Shala akuzon Kurtin për plan për falimentim

30/07/2024 - 12:12
në Kryesore, Lajme
A A
Minatorët e Trepçës dy muaj pa paga: Shala akuzon Kurtin për plan për falimentim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Derisa ishte në opozitë, Kryeministri Kurti, kritikonte fort partitë e tjera që, sipas tij, e kishin lënë ndërmarrjen publike “Trepça” në “kushte mesjetare”. Madje ai e konsideronte “krim” mosinvestimin në këtë pasuri të vendit. Mirëpo, me të ardh në pushtet ndryshoi. Ai punoi me të njëjtin avaz, mos të themi edhe më keq.Po hyjmë në muajin gusht, ndërsa minatorët e kësaj ndërmarrjeje ende rrogat e muajit qershor nuk i kanë marrë.

Ferat Shala, deputeti i PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Ekonomi, i cili vazhdimisht ka ngritur zërin për gjendjen e tmerrshme të Trepçës, ka kritikuar Qeverinë Kurtin.

Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se gjendja aktuale e ndërmarrjes ka ardh si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë së Kurtit.

“Po është e vërtet, jo vetëm gjendja financiare e minatorëve, por edhe gjendja e ndërmarrjes është jashtëzakonisht në situatë të rëndë, mos të them para falimentimit. Kjo ardh si rezultat i keqmenaxhimit të skajshëm në këto katër e vitet e fundit nga Qeveria Kurti, kjo ka ardh si rezultat i mosmbajtjes së premtimeve për investime në Ndërmarrjen Trepca, po nga kjo Qeveri, ka ardh si rezultat si edhe i vendosjes së kuadrove joprofesionale, krejtësisht politike, të papërgatitur për të punuar në këtë sektor”, u shpreh ai për Periskopin.

Deputeti Shala ka thënë se dyshon se Qeveria Kurti ka plane të errëta për ta çuar drejt falimentimit Ndërmarrjen “Trepça”.

E, sipas tij kjo do të ketë pasoja të mëdhaja për ekonominë e vendit.

“Tanimë siç duket, Qeveria Kurti është larguar krejtësisht nga Trepça, dhe dyshoj që ka plane krejtësisht të errëta për ta çuar drejt falimentimit apo likfidimit Trepçën, pasojat më të mëdha janë për ekonominë e vendit, por janë edhe duke u goditur rëndë edhe minatorët, të cilët nuk i kanë mar të ardhurat tash e dy muaj e gjysmë. Situata është edhe më e keqe për shkak të borxheve që  i ka ndërmarrja në kuptimin ekonomik dhe financiar dhe unë e shoh situatën tejet të vështirësuar, jo pa qëllim dhe pa skenar të kësaj Qeverie”, ka deklaruar deputeti Shala.

Nga Sindikata e Punëtorëve të Treçës për Periskopin, të hënën, kanë fajësuar Qeverinë për mosekzekutimin e pagave.

Ata thonë se Qeveria vet e ka zgjedhur menaxhmentin e ndërmarrjes, dhe për këtë duhet ta mbajë përgjegjësinë.

“Duke mos pasur paga, minatorët janë duke punuar në kushte ekstreme. është një paknaqësi e madhe. Ekzekutimi i pagave dhe sigurimi i shujtave duhet të bëhet sa më parë sepse kushtet janë ekstreme. Qeveria duhet ta mbajë përgjegjës menaxhmentin, sepse vetë ata e kanë zgjedh. është e pakuptimtë se qysh edhe dy ditë po përfundon muaji Korrik dhe pagat as të muajit Qershor nuk kanë dalë. Kjo qasje është e pakuptimtë”, tha z. Jonuzi për Periskopin.

Për këtë, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai tha se aq sa kushton “sfilata para hoteleve luksoze” në Paris, nga krerët e shtetit me suitën e tyre të gjerë, do të mjaftonin për tejkalimin e krizës me minatorë.

“Nuk ka paga për minatorët për arsye se nuk ka para….! ( po thonë)

Krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të zënë “me sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris. Atë që ata shpenzojnë në Paris do të mjaftonte me siguri për tejkalimin e krizës me minator! Për informacion, lidershipi i Zvicrës që mori pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris është kthyer në Zvicër menjëherë të nesërmen pas hapjes së lojërave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat
19/08/2026 - 23:01

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë interesa të përbashkëta dhe se po zhvillojnë, siç i...

Më shumëDetails

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
19/08/2026 - 22:47

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen...

Më shumëDetails

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
19/08/2026 - 22:41

Historini Jusuf Buxhovi është pyetur në Pressing One edhe për LPK-në. Për Buxhovin LPK ishte një grupacion ideologjik, që më pas shumë nga aktivistët kaluan në LDK. “Grup...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
19/08/2026 - 22:31

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka...

Më shumëDetails

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë