Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrat e G7-ës ritheksojnë mbështetjen për Ukrainën, e dënojnë “retoriken atomike” ruse

26/11/2024 - 16:50
në Ekonomi, Lajme
A A
Ministrat e G7-ës ritheksojnë mbështetjen për Ukrainën, e dënojnë “retoriken atomike” ruse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kanë dënuar atë që e cilësuan si “retorikë të papërgjegjshme dhe kërcënuese atomike” nga ana e Rusisë.

Ata gjithashtu paralajmëruan se mbështetja që Koreja e Veriut po ia jep Rusisë shënon përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, me pasoja të mëdha për sigurinë evropiane dhe indo-paqësore, si dhe i bënë thirrje Kinës, aleates së kamotshme të Koresë së Veriut, që të veprojë kundër saj.

“Përdorimi i një rakete balistike me rreze të mesme nga Rusia më 21 nëntor është dëshmi shtesë e sjelljes së saj përshkallëzuese dhe të pakujdesshme”, thanë ata në një komunikatë në përfundim të takimit të tyre në Itali.

“Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës do të mbetet e palëkundshme”, thanë ata.

Rusia është duke çarë përpara përgjatë vijave të frontit në lindje të Ukrainës, ku forcat ruse kanë arritur t’i shënojnë disa prej fitimeve më të mëdha territore prej vitit 2022.

Ministrat e Jashtëm nga shtetet e G7-së: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia, shpresojnë se do të mundë të fillojnë me lëshimin e të hollave nga një marrëveshje huaje prej 50 miliardë dollarësh, të cilat burojnë nga asetet e ngrira ruse, deri në fund të këtij viti.

Ata gjithashtu u zotuan se do të veprojnë kundër grupeve që e ndihmojnë Rusisë t’i shmangë sanksionet e vendosura kundër saj, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati tri vjetëve.

Deklarata e tyre e përbashkët u lëshuan në fund të takimit dyditor në juglindje të Romës, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Ministrat gjithashtu u përpoqën ta rrisin trysninë ndaj Izraelit për ta pranuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban, duke thënë se “tani është koha për ta arritur një marrëveshje diplomatike”.

Ata i bënë thirrje Qeverisë së Izraelit ta lehtësojë ndihmën humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës, Bregun e okupuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor./REL

JU REKOMANDOJMË

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi
Lajme

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

08/06/2025 - 13:35
BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
Lajme

BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve

08/06/2025 - 13:15
Skandaloze: Rron Gjinovci thotë se dy shtetet Serbia dhe Shqipëria janë “kundër Kosovës”, secila për arsye dhe në mënyrën e vet
Lajme

Skandaloze: Rron Gjinovci thotë se dy shtetet Serbia dhe Shqipëria janë “kundër Kosovës”, secila për arsye dhe në mënyrën e vet

08/06/2025 - 12:56
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Kryesore

Avokat Koci: Një ish pjesëtar i NJSO’së është ndaluar nga autoritetet serbe, është marrë në pyetje për rastin “Banjska”

08/06/2025 - 12:37
Ngriten çmimet, rëndohet edhe më shumë shporta e qytetarit në Kosovë
Lajme

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

08/06/2025 - 12:23
Kadrijaj, Kurtit: Kot mburresh, Kosovën e fute nën sanksione e pa asnjë njohje që 3 vjet qeverisje
Kryesore

Kadrijaj: LVV do ta zvarrisë konstituimin e Kuvendit edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari

08/06/2025 - 12:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1505 Shpërndaje
    Shpërndaje 602 Tweet 376
  • Dafina Zeqiri po shijon pushimet në Shqipëri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë