Konferenca e 20-të ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit, që po zhvillohet në Bled më 1-2 shtator, bëri bashkë kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor dhe emisarët për rajonin.
Atje shkoi edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Petër Sorensen, si dhe emisari francez për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila po e përfaqëson Kosovën në këtë forum, publikoi disa fotografi ku shihet duke biseduar me dy emisarët.
Ajo tha se atje kanë folur për forcim stabiliteti e sigurie, si dhe për të ardhmen euroatlantike.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për partneritet të sinqertë, vlera demokratike dhe një vizion të përbashkët evropian. Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, në mëngjesin e punës me Ministrat e Jashtëm dhe të Dërguarit e Posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, biseduam për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike”.