Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri i Kurtit shpenzoi nga buxheti i shtetit mbi 112 mijë euro për punonjës që nuk u shfaqën në punë

13/06/2025 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
Ministri i Kurtit shpenzoi nga buxheti i shtetit mbi 112 mijë euro për punonjës që nuk u shfaqën në punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Nenad Rashiqit e Qeverisë Kurti, ka shpenzuar mbi 112 mijë euro nga buxheti i shtetit për paga të 19 punonjësve nga komuniteti serb, të cilët nuk kanë vijuar fare në punë gjatë vitit 2024. ZKA e ka përfshirë këtë rast si gjetje zyrtare në raportin vjetor të auditimit, duke e cilësuar pagesën të dëmshme për buxhetin e shtetit. Ky problem, që është evidentuar edhe në auditimet e kaluara, po vazhdon pavarësisht rekomandimeve të përsëritura për ndërprerjen e praktikave të tilla.

Një praktikë e kritikuar ndër vite nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) po rezulton ende e gjallë në institucionet shtetërore. Një grup prej 19 punonjësish të integruar nga komuniteti serb, të sistemuar në Ministrinë përkatëse me vendim qeveritar që nga viti 2015, vazhdojnë të paguhen pa dëshmi për prezencë në vendin e punës.

Sipas raportit më të fundit të ZKA-së, për vitin 2024 këta punonjës i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 112,558 euro, ndonëse nuk ka asnjë evidencë për vijueshmërinë e tyre në punë, as përmes sistemit elektronik, as përmes librave evidentues – siç kërkohet me ligj.

Auditimi konstaton se edhe pas vitesh raportimesh të përsëritura për këtë problem, situata ka mbetur e pandryshuar. Ministria, sipas raportit, ka filluar vetëm në vitin 2025 të mbajë evidencë për prezencën në punë, por rezultatet e kësaj praktike pritet të verifikohen në auditimet e ardhshme.

Ligji e kërkon, praktika e shpërfill

Sipas nenit 9 të Rregullores (QRK) Nr.107/2022 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë, çdo zyrtar është i obliguar të regjistrojë vijueshmërinë në punë – përmes librave manualë ose sistemit elektronik, varësisht nga praktika e brendshme e institucionit.

Ndërkohë, Rregullorja më e re (QRK) Nr.04/2024 shkon edhe më tej duke përcaktuar se vetëm regjistrimi elektronik konsiderohet si mënyrë e vlefshme e evidencës së vijueshmërisë, përveç rasteve të rralla kur ka pamundësi teknike.

Megjithatë, për 19 punonjësit e përfshirë në këtë çështje, të cilët janë integruar në institucion përmes një vendimi të veçantë qeveritar (nr. 06/39, datë 22.07.2015), nuk ekziston asnjë formë e dokumentuar e regjistrimit të pranisë në punë.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, këta punonjës nuk kanë paraqitur as dëshmi të angazhimit në detyrat zyrtare.

Dëm i drejtpërdrejtë i buxhetit:

ZKA e cilëson këtë situatë si shkelje të rëndë të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, dhe si dëm të drejtpërdrejtë ndaj buxhetit të ministrisë. Në raport theksohet se pagesat për punonjës që nuk kanë dëshmi për vijueshmëri në punë “janë të paarsyetuara” dhe bien ndesh me parimet themelore të menaxhimit të parasë publike.

“Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe të angazhimit për detyrat zyrtare, konsiderohen si pagesa të paarsyetuara dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”, thuhet në raporti e publikuar.


Rekomandimi i auditorit dhe përgjigjja e ministrisë

ZKA i ka dhënë Ministrisë rekomandimin që të analizojë situatën dhe të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e saj, gjithmonë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Rekomandohet që të shqyrtohen të gjitha mundësitë për ndalimin e pagesave të tilla dhe për të siguruar regjistrim të saktë të prezencës në punë.


Nga ana tjetër, menaxhmenti i entitetit është pajtuar me gjetjet, duke pranuar nevojën për masa konkrete.

JU REKOMANDOJMË

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit
24/03/2026 - 15:12

Kryeministri i Pakistanit ka thënë se vendi është i gatshëm të jetë nikoqire i çdo bisedimi për paqe midis SHBA-së dhe Iranit. “Me kusht që SHBA-ja dhe Irani...

Më shumëDetails

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, mosemërimi i tij nga Presidentja Osmani, shkelje kushtetuese

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, mosemërimi i tij nga Presidentja Osmani, shkelje kushtetuese
24/03/2026 - 15:10

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi se mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është cenim i kushtetushmërisë, demokracisë...

Më shumëDetails

Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje

Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje
24/03/2026 - 14:40

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke theksuar se ajo shënoi kthesën vendimtare për popullin e Kosovës dhe përfundimin e dhunës së...

Më shumëDetails

Abdixhiku propozon që 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s të shpallet datë kombëtare në Kosovë

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
24/03/2026 - 13:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar me rastin e 27 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë.Abdixhiku ka propozuar që 24 marsi të marrë...

Më shumëDetails

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së nga partitë politike, Osmani i drejtohet Kushtetueses

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
24/03/2026 - 13:19

Presidentja, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhor, Kjo u bë për shkak se Osmani ka...

Më shumëDetails

Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit
24/03/2026 - 13:18

Në Mitrovicë është mbajtur akademi përkujtimore në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat pushtuese serbe të veprimtarëve Latif Berisha e Agim Hajrizi, ku në këtë aktivitet, përveç kryetarit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë