Kandidati i VV-së për deputet, Hekuran Murati, tha se opozita është bërë bashkë, por duke iu referuar Kurtit si ‘luan’, tha se “100 dele s’mujnë me mujtë luanin”.
Ai tha dje në Ferizaj edhe se “secili popull nuk e ka qeverinë që e meriton”.
“Për ta tejkalu sfidën e brendshme na duhen 500 mijë zemra me 9 shkurt, që të gjithë dalin me votu.
Fitorja nuk është as për diskutim, ajo dihet kush është fituesi. Por na vynë saktësisht 500 mijë vota, në mënyrë që mos me pasë mundësi me na qitë më ata zallë në rrota, me na vonu në procese.
Gjithsesi, entuziazmin duhet ta mbajmë, por duhet të mbajmë në mend që secili popull nuk e ka domosdo qeverinë që e meriton por atë që e voton, prandaj është shumë e rëndësishme secili me dalë me votu por jo me dale vetë me votu, po me shku të miqtë të dashamirtë, të shoqnia, në kafe me bisedu që secili me votu Lëvizjen Vetëvendosje.
I kemi pa sa shumë në siklet janë ata.
Po bashkimi e bën fuqinë por 100 dele s’mujnë me mujtë luanin”, tha Murati.