Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, tha sot se “pjesa më e madhe” e ekipit të sigurisë së presidentit të rrëzuar Nicolas Maduro u vra në operacionin e Shteteve të Bashkuara të shtunën.
Operacioni përfshiu “vrasjen me gjakftohtësi të pjesës më të madhe të ekipit të tij të sigurisë, ushtarëve dhe civilëve të pafajshëm”, tha Lopez në një fjalim me video, raporton CNN.
Ai kërkoi “kthimin e menjëhershëm” të Maduros dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores, pasi ata u kapën nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne kërkojmë kthimin e Maduro-s dhe Zonjës së Parë”, tha Lopez në një konferencë për shtyp. “Ky është një akt agresioni kundër presidentit legjitim të Venezuelës dhe Zonjës së Parë”.
“Ne kërkojmë kthimin e saj dhe kthimin e komandantit tonë të përgjithshëm, presidentit, dhe tërheqim vëmendjen ndaj gjithçkaje që po i ndodh Venezuelës kundër sovranitetit të saj”, shtoi ai.











