Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës ta largojë nga “Big Brother” Atilla Kardesh

05/11/2024 - 18:13
në Lajme, ShowBiz
A A
Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës ta largojë nga “Big Brother” Atilla Kardesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore i ka kërkuar mediumit Klan Kosova që ta largojë Atilla Kardesh nga reality shou “Big Brother”.

“Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

1. Vendimin për largim nga emisioni – shoë televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh

2. Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova

3. Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës”, thuhet ndër të tjera.

Reagimi i plotë:
Reagim i Koordinatores Kombëtare dhe Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore

Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës. Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje.

Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

1. Vendimin për largim nga emisioni – show televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh

2. Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova

3. Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës.

Republika e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës ka bërë Konventën e Stambollit pjese integrale të saj dhe e njëjta mbizotëron mbi legjislacionin vendor. Nisur nga mandati i dhënë sipas kësaj Konvente, respektivisht përgjegjësive institucionale Neni 12 i Konventës së Stambollit – Detyrimet e përgjithshme:

Pika 2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të parandaluar të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente nga çdo person fizik ose juridik.

Pika 3. Çdo masë e marrë sipas këtij kapitulli merr në konsideratë nevojat specifike të personave pa mbrojtje për shkak të rrethanave të veçanta dhe i japin prioritet të drejtave të të gjitha viktimave.

Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit ‘’të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’ e cila është e mbijetuar e dhunës në familje, dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtje (UM) prej ish bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili UM ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh.

Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik.

Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë, dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ri-përjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.

Konventa e Stambollit obligon shtetin që të ndërmarr të gjitha veprimet përmes Nenit 13 të Konventës “për të rritur ndërgjegjësimin dhe perceptimin nga publiku i gjerë, në lidhje me manifestimet e ndryshme të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, pasojat e tyre për fëmijët dhe nevojën për të parandaluar një dhunë të tillë”.

Nisur nga fakti se znj. Latifi dhe ish bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë të përbashkët, shprehim shqetësimin tonë, se fëmijët e ish çiftit janë vendosur në rrethanat e rrezikut potencial për viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u bërë publikisht dëshmitarë të situatave potencialisht të dhunshme verbale apo fizike, përmes presionit publik i cili do të transmetohet në opinion, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në mirëqenien emocionale të fëmijëve.

Media ka rol të pa zëvendësueshëm edukimi dhe krijimi në opinion, ruajta e lirisë së shprehjes dhe shprehja e kreativitetit për tërheqjen e shikueshmërinë pa dyshim se është e drejtë e garantuar, mirëpo legjislacioni vendor dhe ai ndërkombëtarë drejtpërdrejtë i zbatueshëm në Republikën e Kosovës, bën përgjegjës edhe median për të siguruar mbrojtje dhe inkurajim të pjesëmarrjes së grave në jetën publike, duke parandaluar çdo formë të diskriminimit apo vënies në situatë të pa lakmueshme përmes mos cenimit të dinjitetit dhe ruajtjes së mirëqenies fizike dhe emocionale.

Konventa e Stambollit Neni 17 “Pjesëmarrja e sektorit privat dhe medias” njeh rolin dhe përgjegjësinë e Medias dhe sektorit privat në parandalimin e çfarëdo lloj dhune ndaj grave citojmë: ‘’Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetë rregullatorë për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre”.

Prandaj, në cilësinë e Mekanizmit institucional për koordinim mbarëkombëtarë kundër dhunës ndaj grave, me synim të parandalimit të çfarëdo lloj dhune psikologjike, verbale, apo fizike apelojmë tek Menaxhmenti i Klan Kosova të marrë vendim për largimin e z. Atilla Kardesh nga emisioni, me synim të parandalimit dhe mbrojtjes së mirëqenies psikologjike, fizike dhe ruajtjes së dinjitetit të viktimës.

Duke u nisur nga historia e përjetimeve të të mbijetuarës së dhunës, të dëshmuar me ekzistencën faktike të UM në afat prej 6 muajsh, si dhe me rrëfimet e bëra publike nga vetë e mbijetuara, me qëllim të parandalimit të dhunës dhe presionit psikologjik që potencialisht mund të ushtrohet nga ish bashkëshorti prezent në formatin e emisionit, si dhe të parandalimit të presionit publik që mund të ushtrohet nga vetë audienca e emisionit, sepse një qasje e tillë relativizon dhunën ndaj grave, hapë rrugë për shprehje të gjuhës së urrejtjes në diskursin publik, përmes komenteve denigruese që mund ta përcjellin situatën.

Mediat i konsiderojmë si aleatët më të fuqishëm në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe qasja proaktive e tyre për transmetim të programeve mediatike që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri, parandalojnë dhunën ndaj grave duke krijuar ambiente të sigurta dhe jo diskriminuese ndaj grave është imperativ.

Emisioni në fjalë ka audiencë të gjerë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë e vendos publikun dhe shoqërinë në pozitë të ‘’ bashkëfajtorit’’, në kohë reale, të presionit dhe dhunës psikologjike, e cila besojmë që nuk është synim i emisionit dhe politikave redaktoriale të Televizionit.

JU REKOMANDOJMË

Rusia i gëzohet dënimit të UÇK-së, kërkon edhe më shumë vite burg për Thaçin dhe të tjerët

Rusia i gëzohet dënimit të UÇK-së, kërkon edhe më shumë vite burg për Thaçin dhe të tjerët
22/09/2026 - 22:11

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, duke injoruar faktin se shqiptarët e Kosovës ishin viktima të një regjimi dhe të një lufte të...

Më shumëDetails

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia
22/09/2026 - 22:05

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ai në një njoftim...

Më shumëDetails

Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën

Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën
22/09/2026 - 21:47

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se nuk ka aspak respekt për Donika Gërvallën, duke shtuar se është...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë është e hapur tash e gjashtë vite

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë është e hapur tash e gjashtë vite
22/09/2026 - 20:40

Altin Krasniqi, i biri i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndaj familjeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën
22/09/2026 - 20:17

Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën, raporton Top Channel. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze

OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze
22/09/2026 - 20:08

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në protesta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Akuza e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Baku të Azerbaxhanit kur u kontrollua banesa e saj

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë