Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Financave përsëri shkel ligjin e prokurimit me kriteret e përcaktuara në konkursin për drejtor ekzekutiv të AQP-së

19/03/2025 - 18:42
në Kryesore, Lajme
A A
Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur sërish konkurs për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP). Dyshohet se ky proces është zhvilluar në kundërshtim me ligjin, duke ngritur dyshime për transparencën dhe paanshmërinë e vendimit përfundimtar.

Bazuar në publikimin e konkursit, MFPT nuk ka respektuar Ligjin për Prokurimin Publik (LPP), i cili ka përcaktuar hapa ligjorë se si zgjidhet drejtor ekzekutiv i AQP-së.

Cilat Janë Shkeljet?

Kohëzgjatja 4-vjeçare e kontratës

LPP përcakton një periudhë maksimale prej 3 vjetësh për kontratat afatgjata. MFPT ka kërkuar një kontratë 4-vjeçare, që është shkelje e qartë e dispozitave ligjore.

Kualifikimi arsimor

LPP kërkon që kandidatët të jenë juristë, ekonomistë ose profesionistë të tjerë me diplomë universitare. MFPT ka përcaktuar në mënyrë kufizuese vetëm Ekonomi (pavarësisht specializimit), Juridik ose Administratë Publike. Ky kufizim mund të interpretohet si diskriminim dhe kufizim i konkurrencës, pasi përjashton profile të tjera që mund të jenë të pranueshme sipas ligjit.

MFPT ka përcaktuar “Diplomë të arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor)” dhe nuk ka përmendur qartë që edhe një diplomë më e lartë (si Master) është e pranueshme. Kjo mund të krijojë paqartësi dhe potencialisht të përdoret për të përjashtuar kandidatë të kualifikuar me Master.

Mungesa e kërkesës për përvojë në prokurim

LPP kërkon që zyrtarët e prokurimit të kenë përvojë të konsiderueshme në fushën e prokurimit. MFPT nuk e ka vendosur këtë si kriter, çka sjell mospërputhje me kërkesat ligjore dhe mundëson që individë pa përvojë të marrin pozita që kërkojnë ekspertizë të specializuar.

Ministria kishte thënë se për këtë konkurs ka ndjekur dispozitat ligjore që i parasheh Rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil. Por, Ligji për Prokurimin Publik (LPP) ka fuqi më të lartë se një rregullore e brendshme për sistematizimin e vendeve të punës dhe ka paraparë në mënyrë të veçantë përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të AQP-së.

Në rendin juridik, aktet ligjore kanë një hierarki të qartë:

Kushtetuta – Akti më i lartë juridik.

Ligjet – Miratohen nga Kuvendi dhe kanë fuqi më të lartë se çdo akt tjetër nënligjor.

Akte nënligjore (Udhëzime, Rregullore, Vendime) – Këto duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të e tejkalojnë apo ndryshojnë atë.

Në këtë rast, Ligji për Prokurimin Publik përcakton qartë kriteret për zyrtarët e prokurimit, përfshirë kohëzgjatjen e kontratave, kualifikimet dhe përvojën. Një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës e miratuar nuk mund të ndryshojë apo kundërshtojë kërkesat e ligjit.

Çfarë do të thotë kjo për rastin konkret?

Nëse rregullorja ka vendosur kërkesa që bien ndesh me Ligjin për Prokurimin Publik, atëherë është e paligjshme dhe nuk duhet të zbatohet. MFPT nuk mund të justifikojë shkeljet e LPP duke u bazuar në një rregullore, pasi një akt nënligjor nuk ka fuqi mbi një ligj të miratuar nga Kuvendi.

Kërkesat e MFPT nuk janë në përputhje me LPP, ato duhet të rishikohen për të shmangur shkeljet ligjore dhe mundësinë e ankesave nga kandidatët ose institucionet mbikëqyrëse.

Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, Neni 96 “Emërimi, Largimi dhe Pezullimi i Drejtorit të AQP-së”:

AQP do të administrohet nga një drejtor i emëruar për një periudhë tre (3) vjeçare.
Drejtori i AQP do të emërohet në pajtim me procedurën e përcaktuar në ligjin për shërbimin civil për emërim në pozita të larta drejtuese.
Drejtori do të ketë pozicion të barasvlershëm me Sekretarët e Përgjithshëm dhe do t’i nënshtrohet të gjitha dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me nëpunësit civilë në pozita të larta drejtuese.
Asnjë person nuk mund të propozohet, emërohet ose shërbejë si Drejtor i AQP-së nëse ai nuk mund të marrë pjesë në një aktivitet prokurimi për shkak të ndonjërës nga dispozitat e paragrafit 3 të nenit 65 të këtij ligji.
Drejtori duhet të përmbushë njërin nga kriteret në vijim: ai të jetë jurist, ekonomist ose profesionist tjetër me diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme në prokurim.

Konkursi herën e parë

Ministria e Financave, në konkursin e shpallur më 24.07.2024, kishte tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit dhe duke ndryshuar edhe kohëzgjatjen e mandatit të drejtorit në konkursin e shpallur për Drejtor Ekzekutiv të AQP-së në 4 vjet.

Afati për aplikim ka qenë: 24/07/2024 – 22/08/2024.

Kriteret:

Diplomë e arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor) në Juridik apo Ekonomik (pa specifikim).
Njohja e gjuhës angleze në nivelin B2 ose më lart (e preferueshme). Njohja e këtyre gjuhëve dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendor ose ndërkombëtar, studime të vijuara në një universitet vendor në këto gjuhë ose në një universitet jashtë vendit në këtë gjuhë, ose përvojë pune në organizatat ku gjuha angleze është gjuhë zyrtare e komunikimit.
Përvoja e punës e kërkuar:

Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë njërën nga kërkesat në vijimin:
Pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose
Katër (4) vite përvojë pune në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master), ose
Tre (3) vite përvojë pune në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës).
Ne atë kohe shoqëria civile kishte shkruar:

Ministria e Financave ka tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit, dhe duke ndryshuar edhe kohëzgjatjen e mandatit të drejtorit ne konkursin e shpallur per Drejtor Ekzekutiv te AQP-se

Ministria kishte thëne se për këtë konkurs, ka ndjekur dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Zyrtarët Publik dhe Rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil.

“Para shpalljes së cilës do pozitë së pari rishikohet baza ligjore dhe të gjitha kërkesat e përgjithshme specifike dhe ato formale për pozitën, andaj ju informojmë se shpallja e konkursit për Drejtor të Autoritetit Qendror të Prokurimit është bërë në pajtim me të gjitha dispozitat e aplikueshme ligjore.Disa prej dispozitave të aplikueshme ligjore janë: Ligji Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, Neni 49 – Emërimi dhe mandati në pozitën e nivelit të lartë drejtues dhe Rregullorja (QRK) Nr. 06/2024, pika IV që parasheh edhe kërkesat e përgjithshme formale për pozitën Drejtues i Lartë.”

Por, sipas shoqërisë civile, AQP-ja është themeluar me Ligjin për Prokurimin Publik dhe dispozitat e përmendura nga ministria nuk vlejnë. Pra pozita dhe mandati i drejtorit ekzekutiv duhet të jetë në përputhje me Ligjin për Prokurimin.

Konkursi për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit qëndroje hapur deri me 22 gusht, teksa u hapë pas 3 vjetësh funksionimi me ushtrues detyre. Konkursi u anulua.

Ministra e financave sot ka ri–shpallur konkursin për Drejtor te AQP.

Kriteret herën e dyte– shpallur sot, 19.03.2025

Me mandat 4 vjeçar

Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor): Ekonomi (pavarësisht nga specializimi), Juridik apo Administratë Publike.

Përvoja e punës e kërkuar:

Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale duke përfshirë njërën nga kërkesat në vjimin:

c.1.) pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose

c.2.) katër (4) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master), ose.

c.3.) tre (3) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës). /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Time Kadrijaj: “Turp per qeverinë, me siguri janë duke ngrënë plazma keksa në zyre”
Lajme

A ka përçarje brenda AAK-së, tregon Time Kadrijaj

09/07/2025 - 18:58
Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)
HULUMTIME

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

09/07/2025 - 18:57
Kurti pas arrestimit të ish-policit kosovar në Serbi: Institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë
Lajme

Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë

09/07/2025 - 18:54
Më pranga në duar zyrtarët policor dërgohën në paraburgim, nën dyshimin pë vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut
Kryesore

Më pranga në duar zyrtarët policor dërgohën në paraburgim, nën dyshimin pë vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 18:49
Gjuhë e ulët nga deputetja Pacolli, Musliun e quan “dada Gane” e Gurin “fëmijun e LDK-së”
Lajme

Gjuhë e ulët nga deputetja Pacolli, Musliun e quan “dada Gane” e Gurin “fëmijun e LDK-së”

09/07/2025 - 18:27
Ish-polici: S’është mirë që Agon Zejnullahut iu vendos gjuri në qafë, në një mënyrë ai u paralizua
Kryesore

Ish-polici: S’është mirë që Agon Zejnullahut iu vendos gjuri në qafë, në një mënyrë ai u paralizua

09/07/2025 - 18:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë