Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Financave thotë se rritja ekonomike në vitin 2023 pritet të jetë 5.5%

13/11/2022 - 10:10
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ministria e Financave thotë se rritja ekonomike në vitin 2023 pritet të jetë 5.5%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja ekonomike, vitin e ardhshëm pritet të shkojë në 5.5%, derisa në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e Kosovës shfaqi shenja ngadalësimi, duke u rritur mesatarisht me rreth 3.2%. Ky është konstatimi i Ministrisë së Financave, në pjesën e analizës së Kornizës Makrofiskale.

Por, projeksioni i inflacionit dhe i rritjes ekonomike është i rrethuar nga rreziqe të shtuara. Gjatë vitit 2023, inflacioni në Kosovë pritet të reduktohet në 4.2% dhe më tej në afatin e mesëm të stabilizohet rreth një mesatare prej 1.2%.

Të hyrat buxhetore për periudhën afatmesme pritet të rriten me rreth 9.7 % gjatë periudhës afat-mesme, me rritjen më të theksuar në vitin 2023 me 18.7%, kryesisht si efekt i vazhdimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si dhe formalizmi i ekonomisë.

Të hyrat nga tatimet indirekte do të vazhdojnë të kenë pjesëmarrjen më të lartë në të hyrat e përgjithshme, me rreth 73% në vitin 2023 dhe pritet të rriten rreth 14.1% krahasuar me Buxhetin e Rishikuar të vitit 2022. Të hyrat nga tatimet direkte gjatë vitit 2023 pritet të rriten rreth 28.5% krahasuar me Buxhetin e Rishikuar të vitit 2022 dhe përbëjnë 17.5% të të hyrave totale.

Qeveria ka planifikuar që shpenzimet kapitale të rritën për 15.1%, ndërsa subvencionet dhe transferet janë planifikuar të rriten prej 5.1%. Parashikimet aktuale për vitin 2023 kanë ndryshuar pjesërisht si pasojë e disa faktorëve.

Rishikimi i shpenzimeve buxhetore me rreth 304 milionë euro: Vazhdimi i masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe në vitin 2023; Mbështetja për sektorin energjetik me 75 milionë euro të financuara nga granti i BE-së; Rritja e faturës së pagave me mbi 60 milionë euro; Rritja e buxhetit për barna esenciale; rritja e fondit të rezervës shtetërore, rritja e subvencioneve në bujqësi.

Rishikimi i listës së kredive potenciale ka ndikuar në zvogëlimin e shpenzimeve kapitale të financuara nga klauzola e investimeve. Deficiti i përgjithshëm buxhetor për vitin 2023 pritet të jetë 326 milionë euro, apo rreth 3.3% e BPV-së, ndërsa deficiti sipas rregullës fiskale pritet të luhatet në rreth 2% e BPV-së. Borxhi i përgjithshëm dhe garancitë shtetërore pritet të arrijnë 22.5% në 2023.

Por, cilat janë rreziqet e brendshme. Kriza e shkaktuar nga rritja e theksuar e çmimit të energjisë si pasojë e konfliktit në Ukrainë dhe kërkesa e madhe për konsum, gjatë periudhës së dimrit, në kushtet e kapaciteteve të vjetruara të prodhimit të brendshëm të energjisë mund të rrisë ndjeshëm kërkesën për import të energjisë.

Ky skenar do të ndikonte negativisht çmimet e prodhimit dhe rrjedhimisht të konsumit. Për më tepër, nëse kriza do të shoqërohet me reduktime të ashpra të energjisë, do të ndikonte negativisht në aktivitetin ekonomik dhe rrjedhimisht në të hyrat buxhetore të arkëtuara. Ndërkohë, buxheti i shtetit për vitin ardhshëm është planifikuar të jetë 3.2 miliardë euro. /Rtk

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det
17/09/2026 - 16:42

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të...

Më shumëDetails

“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz
17/09/2026 - 16:36

Pas vendimit të djeshëm nga Gjykata Speciale për katër ish krerët e UÇK-së, ka munguar reagimi nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla - Schwarz, shkruan Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Spiropali pas vendimit të Hagës: “Aktgjykimi mund të shtrembërojë historinë, Shqipëria dhe Kosova duhet të flasin me një zë”

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
17/09/2026 - 16:23

Elisa Spiropali ka reaguar në seancën plenare pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në fjalën e saj, Spiropali e lidhi...

Më shumëDetails

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët – dënimet e gjykatave në Hagë

Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
17/09/2026 - 16:10

Gjykata Speciale dje ka shqiptuar dënime drastike ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Në verdiktin që ka...

Më shumëDetails

Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri
17/09/2026 - 16:04

Kreu i Trupit Gjykues, Charles L Smith, ka marrë vendim përmes të cilit nisin procedurat për kompenzimin e viktimave në rastin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit...

Më shumëDetails

Nga Zyra e Kryeministrit, ministritë e komunat – biznesmeni që dyshohet për falsifikim dokumentesh përfitues i tenderëve

Nga Zyra e Kryeministrit, ministritë e komunat – biznesmeni që dyshohet për falsifikim dokumentesh përfitues i tenderëve
17/09/2026 - 15:54

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur sot aktakuzë ndaj personit me inicialet R.K., nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve. Insajderi ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë