Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Infrastrukturës paguan 465 mijë euro për punëtorë “fiktivë”

23/06/2025 - 12:50
në Kryesore, Lajme
A A
Ministria e Infrastrukturës paguan 465 mijë euro për punëtorë “fiktivë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) vazhdon të dëmtojë buxhetin e shtetit duke paguar punonjës të komunitetit serb të cilët nuk paraqiten në vendin e punës.

Sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), kjo ministri gjatë vitit 2024 ka shpenzuar 465 mijë e 568 euro për pagesat e 62 punonjësve që ndonëse figurojnë në listat e pagave, nuk kanë ofruar asnjë ditë pune.

“Përkundër që kjo situatë është përsëritur ndër vite, ministria ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të menaxhuar sistemin e angazhimit dhe monitorimit të kësaj kategorie të të punësuarve,” thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas Auditorit, këta të punësuar nuk kanë objektiva të përcaktuara dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në kuadër të ministrisë. Auditori thekson se këto pagesa, të kryera në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe përmbushje të detyrave zyrtare, janë të paarsyetuara dhe përbëjnë dëm për buxhetin e shtetit.

Tejkalim i kontratave dhe parregullsi në shpronësime

Në të njëjtin raport, ZKA ka zbuluar se në 13 raste, MMPHI ka tejkaluar kufijtë e lejuar për kontratat me çmim për njësi.

Ministria ka tejkaluar vlerën e pozicioneve të kontraktuara – nga 2 deri në 58 pozicione – me vlerë të përbashkët prej 1 milion e 326 mijë euro. Në pesë prej këtyre rasteve është tejkaluar edhe vlera totale e kontratës së parashikuar për një vit.

Një tjetër gjetje e rëndësishme përfshin procesin e shpronësimeve. Në katër raste të testuara nga Auditori, me vlerë mbi 1 milion euro, janë konstatuar vonesa në pagesat për shpronësim, çka paraqet një tjetër indikator të menaxhimit joadekuat të buxhetit dhe zbatimit të obligimeve ligjore.

JU REKOMANDOJMË

Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij
24/03/2026 - 12:29

Disa orë para se të votohej Qeveria Kurti 3, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tetë kontrata milionëshe për mirëmbajtje të rrugëve nacionale dhe rajonale nga tenderi 35 milionësh....

Më shumëDetails

Maqedonci thotë se pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza është “kuvendi jofunskional”

Maqedonci: Investimet në ushtri nënkuptojnë siguri për qytetarët
24/03/2026 - 11:47

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, tha se për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza pengesë e ka kuvendin jofunksional. Maqedonci tha se një vendim i...

Më shumëDetails

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
24/03/2026 - 11:20

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve të larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe botën pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, tha se Qeveria...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë
24/03/2026 - 11:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s 27 vjet më parë për të ndaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes...

Më shumëDetails

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës
24/03/2026 - 10:20

Kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.  Ajo ka thënë se bombardimet e NATO-s...

Më shumëDetails

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve
24/03/2026 - 09:57

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në një intervistë për RTKLive, në përvjetorin e 27-të të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së ndaj ish-Jugosllavisë (Serbisë),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë