Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Pecit pagoi afro 4 milionë euro qera për hapësirat ku qëndroi

15/06/2025 - 23:25
në Lajme
A A
Dorëzohet Peci: Nuk i kemi numrat për kryeparlamentarin (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Bujqësisë ka marrë përsipër ta paguajë qiranë edhe për katër muaj për hapësirat, që shfrytëzoheshin nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë, ndonëse zyrtarët e kësaj agjencie, nga prilli janë zhvendosur në objektin, ku më parë ishte AAK-ja.

AZHB-ja nuk e shkëputi kontratën, edhe pse ishte në dijeni se do të zhvendosej në objekt shtetëror. Nga viti 2019 e deri më tash, MBPZHR-ja e AZHB-ja i shpenzuan afro 4 milionë euro për qira.

Nga prilli, zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë zhvendosur në objektin, ku më parë ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por, Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të paguajë nga 27 mijë e 300 euro qira mujore deri më 31 gusht për zyrat, që janë shfrytëzuar më parë nga zyrtarët e kësaj agjencie në “Lakrishtë”, raporton koha.net.

AZHB-ja nuk e shkëputi kontratën për hapësirat, që i shfrytëzonte, ani se një gjë të tillë mund ta bënte me paralajmërim prej 180 ditësh.

Në bazë të aneks-kontratës së nënshkruar më 14 prill të këtij viti, e të siguruar nga KOHA, MBPZHR-ja i ka marrë përsipër obligimet dhe përgjegjësitë, sipas kontratës bazë, ku në gusht të 2023-tës firmat ishin hedhur nga ish-drejtoresha ekzekutive e AZHB-së, Venera Çerkini, dhe kompania “A2 Group”.

Sipas këtij aneksi, të nënshkruar, po ashtu, nga Venera Çerkini, por tash në pozitën e sekretares së përgjithshme, Ministria do ta shfrytëzojë këtë hapësirë nga 1 maji deri më 31 gusht, duke i paguar kështu afro 110 mijë euro.

“Qiramarrësi i merr të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë, sipas kontratës bazë me numër të protokollit 07/4 Nr.5352 të datës 31.8.2023, për shtërzimin e sipërfaqes së përgjithshme prej 1.560 m2 të përfshira në katet VII, VIII dhe IX me çmimin bruto prej 17.50 m2, përkatësisht 15.600 m2x17,50 euro + 27.300 euro”, thuhet në aneks-kontratë.

AZHB-ja, ani se ishte në dijeni se rinovimi i objektit, ku ndodhej AAK-ja, ishte paraparë që të përfundonte në fund të vitit të kaluar, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e shkëputjes së kontratës.

E, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë për KOHËN se ndërprerja e kontratës nga AZHB-ja nuk ishte bërë me kohë, për shkak se objekti nuk ishte funksional deri në fund të vitit 2024, ashtu siç parashihej.

“Për të siguruar vijimësi në ofrimin e shërbimeve dhe funksionimin normal të AZHB-së, është vlerësuar se do të kishte pasoja financiare dhe administrative të panevojshme,  nëse do të ndërpritej kontrata pa pasur hapësira të gatshme për zhvendosje. Pas përpjekjeve të shumta u arrit që zyrtarët e AZHB-së të zhvendosen në objektin në ‘Ulpianë’ dhe menjëherë kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm njoftues me qiramarrësin”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Të pyetur se mbi çfarë baze ligjore janë marrë këto obligime, nga ky dikaster kanë thënë se një gjë e tillë nuk kërkon dispozita të veçanta, pasi Agjencia është organ në kuadër të Ministrisë dhe si e tillë operon në kuadër të buxhetit të saj.

Por, AZHB-ja sipas Ligjit për ndarje buxhetore, e ka buxhetin e saj, dhe procedurat e prokurimit i zhvillon vetë.

 

 

Ministria e Bujqësisë dhe AZHB-ja, që nga shtatori i 2019-s, kanë paguar rreth 4 milionë euro për shfrytëzim me qira të 6 kateve në ndërtesën “Ramiz Sadiku” në “Lakrishtë”.

Kontrata e parë mes Ministrisë dhe “A2 Group’ ishte nënshkruar në shtator të vitit 2019, me vlefshmëri deri më 31 gusht 2022, dhe parashihte qira prej 28 mijë e 80 euro në muaj, apo mbi 1 milionë euro në total.

Kontrata ishte vazhduar në gusht të 2022-tës, me ndryshim në çmim, duke e ulur atë në 27 mijë e 300 euro në muaj dhe me afat 1 vjeçar. Një kontratë e re ishte lidhur më pas më 2023 me afat prej dy vjetësh, konkretisht deri në gusht të 2025-s. Për këto tre vjet u shpenzuan edhe 992.800 euro.

Edhe rreth 2 milionë euro u shpenzuan për shfrytëzimin e tri kateve të të njëjtit objekt nga AZHB-ja.

Përveç kësaj, 370 mijë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për rinovim të dy kateve të objektit, ku ishte AAK-ja, për akomodim të zyrtarëve të AZHB-së.

Krahas kësaj, rreth 280 mijë euro të tjera janë paguar nga Ministria për hartimin e projektit ideor arkitektonik për ndërtesën e re të MBPZHR-së.

JU REKOMANDOJMË

Irani lëshon valën e dytë dhe të tretë të raketave drejt Izraelit: Objektivi kryesor është Tel Avivi
Lajme

Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

15/06/2025 - 23:29
Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij
Lajme

Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

15/06/2025 - 22:43
Deklarata e Trump, Hoxhaj: Mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane
Kryesore

Deklarata e Trump, Hoxhaj: Mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane

15/06/2025 - 22:30
Armend Muja, kandidaturë e pranuar brenda VV-së në Mitrovicë – figurat e tjera nuk po gëzojnë mbështetjen e strukturave të partisë
Lajme

Armend Muja, kandidaturë e pranuar brenda VV-së në Mitrovicë – figurat e tjera nuk po gëzojnë mbështetjen e strukturave të partisë

15/06/2025 - 22:12
Syla për deklaratën e Trump për Kosovën dhe Serbinë: Puna është fort keq…
Lajme

Syla për deklaratën e Trump për Kosovën dhe Serbinë: Puna është fort keq…

15/06/2025 - 22:08
Tahiri: Po i paguajmë shtrenjtë eksperimentet politike dhe diplomatike të qeverisë Kurti
Lajme

Tahiri pas deklaratës së Trump: Të përbëhet Kuvendi, koha me u kfjell

15/06/2025 - 21:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj

    Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë