Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja Hajdari deklarohet e gjendjes së varfër ekonomike, përkundër pagës prej 1749 euro

13/11/2025 - 15:29
në Lajme
A A
Ministrja Hajdari deklarohet e gjendjes së varfër ekonomike, përkundër pagës prej 1749 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar të jetë e gjendjes së varfër ekonomike.

Këtë deklarim, ministrja Hajdari e ka bërë në prezantimin e të dhënave të saj para Prokurorisë Speciale lidhur me dëshminë në rastin e ngritjes së aktakuzës për “Rezervat shtetërore”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“..ekonomiste, e gjendjes së varfër ekonomike..”, përshkruhet në aktakuzë.

Mirëpo, për pesë vjet, që nga data e emërimit më 22 mars 2021 deri në deklarimin e fundit të pasurisë të dorëzuar më 24 mars 2025 për vitin 2024, ministrja Hajdari ka deklaruar se ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 72,747.00 euro.

Të hyrat nga buxheti i shtetit i ka deklaruar nga paga mujore si dhe mëditjet për udhëtimet jashtë vendit.

Në anën tjetër, në deklarimin e fundit të pasurisë, ministrja Hajdari ka deklaruar se pranon pagë mujore si ministre në vlerë prej 1749,57 euro.

Nëse kjo pagë llogaritet për periudhën janar-tetor 2025, i bie të ketë pranuar pagë 17,490.00 euro.

Ndërsa, ka deklaruar kursime mbi 8 mijë euro, një pjesë e tyre të përbashkëta.

“5,600.00 Euro Pension mujor për kategoritë e cënueshme Depozita/kursime Përbashkët. 4,652.37 Euro Paga mujore Depozita/kursime Deklaruesit”, thuhet në deklarimin e pasurisë.

Ajo ka të deklaruar dhe një banese prej 60 metra katror, në pronësi të përbashkët.

“Blerja e banesës nga kursimet familjare dhe pagat e motrës Tereza viti 2012, në vlerë 56,100.00 €, pronësia e përbashkët”, thuhet në deklarim të pasurisë.

Ndaj ministres Hajdari, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor 2025 lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”.

Hajdari akuzohet për kryerjen e dy veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Bashkë me të po akuzohen ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi”, PSRK-ja po e akuzon për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Lajme

Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

13/11/2025 - 16:25
LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili
Lajme

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

13/11/2025 - 16:14
Miratimi i buxhetit dhe vendimet tjera të qeverisë në detyrë sot, LDK: Akt i paprecedent politik, përpjekje e dëshpëruar për blerje votash
Kryesore

LDK jep arsyet se pse 28 dhjetori s’është datë e mirë për zgjedhjet: Është problem të organizohen në mënyrën më të mirë

13/11/2025 - 16:10
Meloni: Shqipëria është vend evropian, Roma dhe Tirana janë vende mike
Lajme

Meloni: Shqipëria është vend evropian, Roma dhe Tirana janë vende mike

13/11/2025 - 15:55
Rukiqi: Nuk ka shumicë parlamentare, të shkojmë sa më parë në zgjedhje
Lajme

Rukiqi: Nuk ka shumicë parlamentare, të shkojmë sa më parë në zgjedhje

13/11/2025 - 15:39
Bisedat në WhatsApp, Rozeta Hajdari dyshohet për rrezikim të sigurisë kombëtare: “Rid, ruaje për veti..”
Kryesore

Bisedat në WhatsApp, Rozeta Hajdari dyshohet për rrezikim të sigurisë kombëtare: “Rid, ruaje për veti..”

13/11/2025 - 15:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë