Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bisedat në WhatsApp, Rozeta Hajdari dyshohet për rrezikim të sigurisë kombëtare: “Rid, ruaje për veti..”

13/11/2025 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Bisedat në WhatsApp, Rozeta Hajdari dyshohet për rrezikim të sigurisë kombëtare: “Rid, ruaje për veti..”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rozeta Hajdari mund të bëhet ministrja e parë në historinë e shtetit të Kosovës që shpallet fajtore dhe dënohet për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Ajo po akuzohet nga Prokuroria Speciale për zbulim të fshehtësisë zyrtare, në bashkëkryerje me dy zyrtarët e lartë të Ministrisë së Tregtisë, Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe dy të tjerët dyshohen se i kanë kumtuar informata të klasifikuara sekrete Ridvan Muharremit, një gastronomi që zotëron një restorant në të cilin shefi i saj Albin Kurti kishte shtruar disa dreka e darka zyrtare përgjatë viteve 2022 dhe 2023.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale ekzistojnë prova për zbulim të informatave sekrete ndaj tre zyrtarëve shtetërorë.

Prokuroria ka siguruar dëshmi se ata i kanë dhënë informata që konsiderohen sekrete shtetërore pronarit të restorantit “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremit.

Plani Strategjik, Programi Vjetor dhe Vendndodhja e Rezervave Shtetërore konsiderohen sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore. Prokuroria i ka cilësuar të tri çështjet “të rëndësishme për sigurinë e vendit”.

Prokuroria dyshon se Hajdari e ka vendosur në rrezik sigurinë e vendit.

“Vënia në dispozicion i informacioneve me të cilat zbulohet këto 3 (tri) çështje, siç edhe ka ndodhur në rastin konkret, kur sekreti shtetëror i është kumtuar një personi të tretë të paautorizuar dhe jozyrtar, siç ka qenë i pandehuri Ridvan Muharemi, ka shkelur këtë detyrim ligjor dhe ka vënë në rrezik sigurinë e vendit në raport me këtë sekret”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Për këtë veprim, të tre të pandehurit kishin qenë në dijeni, sipas një komunikimi në një grup të platformës WhatsApp. Pjesëtar të këtij grupi të formuar në fillim të vitit 2021 ishin Hajdari, Gara e Lipovica, si dhe Ridvan Muharremi.

Komunikimi është realizuar më 25 mars të vitit 2022.

“Rid, ruaje për veti…”, thuhet në mesazhin që Hafiz Gara e kishte dërguar në grupin e “WhatsApp”-it, i cili sipas Prokurorisë dëshmon se të tre të pandehurit ishin në dijeni për këto veprime se dhe të njëjtat çështje “përbënin sekret shtetëror”.

Por, kjo nuk ishte hera e vetme kur tre zyrtarët zbuluan sekrete shtetërore dhe ndanë me Ridvan Muharremin informata të ndjeshme për sigurinë kombëtare.

Gati tri vite pasi e kishin informuar gastronomin e afërt me qeverinë Kurti për tri çështjet e Rezervave Shtetërore, Hajdari, Lipovica e Gara dyshohet se ia kanë “servuar” një tjetër informatë të klasifikuar “Ridit”.

Në marsin e vitit 2025, Hajdari dhe dy zyrtarët e lartë publikë ia kishin kumtuar Ridvan Muharremit në grupin e WhatsApp-it informatën e vendndodhjes së deponimit të grurit të Rezervave Shtetërore.

Komunikimet në WhtasApp dëshmojnë se Muharremi ia kishte siguruar Ministrisë së Tregtisë një mulli për deponimin e 9,941 tonë grurë të blera nga Turqia.

“Lidhur me këtë, fillimisht i pandehuri Ridvan Muharemi, me datë 25.03.2025 përmes aplikacionit WhatsApp, në grupin e krijuar për komunikim nga e pandehura Rozeta Hajdari, në të cilin ishin të përfshirë edhe i pandehuri Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, i njofton të pandehurit se kishte siguruar një OE N.T.P. [REDAKTUAR], për deponim të grurit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Muharremi ua kishte dërguar tre zyrtarëve të MINT-it në këtë grup të WhatsApp-it numrin kontaktues të telefonit të pronarit të kompanisë.

Pronari i mullirit ku u deponua gruri i Rezervës Shtetërore, i intervistuar nga Prokuroria, ka thënë se me Ridvan Muharremin njihej që nga viti 2017.

“[Dëshmitari, v.j] të njëjtin e njihte ngase i ka dërguar miell nga mulliri për çështje të furnizimit të furrës së bukës ‘Bukë e zemër’, e cila gjendej në rrugën e Gërmisë në Prishtinë dhe lidhur me këtë ai sqaron se kishte dëgjuar nga Ridvan Muharemi se do të deponohet një sasi e grurit nga Qeveria, ku Ridvani i kishte treguar se kishte për të ardhur një sasi e grurit në emër të rezervave të shtetit dhe me këtë rast e kishte pyetur dëshmitarin se a kishin vend në mulli për me deponua një sasi të grurit”, sipas dosjes së Prokurorisë.

Në dëshminë e tij, pronari i mullirit, emri i të cilit është i redaktuar në dosjen e Prokurorisë, ka treguar se e kishte njoftuar Ridvanin se kishte vend për deponim të grurit në hapësirat e kompanisë së tij.

“Pas kësaj bisede, pas diku 10 ditë përafërsisht, ishte koha kur kishin shkuar disa zyrtar prej ministrisë të cilët kishin biseduar me babain e dëshmitarit, ku kishin shikuar se a plotësohen kushtet për deponimin e grurit dhe më pas ishte bërë marrëveshja me datën [REDAKTUAR] për deponim të grurit në emër të rezervave shtetërore”, thuhet në dosje.

Edhe i akuzuari Hafiz Gara, drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore, e ka pranuar gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë Speciale se Ridvan Muharremi e ka ditur vendndodhjen e grurit të rezervave shtetërore të importuar nga Turqia.

Gara i ka thënë hetuesve të Prokurorisë se dijenia e Muharremit për vendndodhjen ishte diskutuar gjatë takimeve të rregullta mes tij dhe ministres Hajdari.

“Gjithashtu i pandehuri ka bërë të ditur se për këtë ishin në dijeni edhe Rozeta Hajdari dhe Irfan Lipovica, ngase lidhur me këtë çështje iu kishte shkruar në “WhatsApp” Ridvani, por përveç kësaj këtë e kishin diskutuar edhe mes vetë gjatë takimeve të tyre të rregullta”, thuhet në dosje.

Kryerja e veprës penale të zbulimit të fshehtësisë zyrtare është e sanksionuar me Kodin Penal.

Kjo vepër parashihet me nenin 433 të Kodit dhe personi që akuzohet për zbulim të sekretit shtetëror mund të dënohet nga gjashtë deri në tre vjet burgim.

JU REKOMANDOJMË

Komandanti i KFOR-it pret në takim kongresistët amerikanë në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it pret në takim kongresistët amerikanë në Prishtinë
28/05/2026 - 09:20

Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka pritur në selinë e misionit në kampin Film City në Prishtinë, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për vr’asjen e rëndë në Prishtinë – viktima u qëllua me plumba në kokë, gjoks dhe shpinë

Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani
28/05/2026 - 09:13

Arblind Pireva, personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së rëndë që tronditi Prishtinën mbrëmjen e së martës. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ai dyshohet se...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë
28/05/2026 - 09:10

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

Arrestohet gruaja S.M. 51 vjeçare! I kërkoi 7000€ ish-dashnorit, përndryshe do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen që kishin
28/05/2026 - 08:55

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
28/05/2026 - 08:52

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një person ka vdekur pas plagëve të marra në fyt kurse vëllai i tij ka mbetur i plagosur,...

Më shumëDetails

Kurti e Sveçla sot mbajnë konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Kurti e Sveçla sot mbajnë konferencë për media, nuk dihet arsyeja
28/05/2026 - 08:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media. Konferenca do të mbahet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    614 Shpërndaje
    Shpërndaje 246 Tweet 154
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë